Letërsia Shqiptare

“Shekulli tjetër” i Visar Zhitit
E premte, 22-02-2008, 07:58pm (GMT)

Doli në qarkullim, në libraritë kryesore, libri i fundit me tregime i shkrimtarit Visar Zhiti, “Shekull tjetër”. Kjo vepër vjen nga Shtëpia Botuese OMSCA-1. Ndërkaq, për librin “Shekull tjetër” të Visar Zhitit nuk ka munguar kritika. Përkthyesi dhe profesori i shqipes në Romë, Elio Miracco, do të shprehej: “Nëse nga tregimi në tregim ndryshojnë ndodhitë dhe qytetet, kalohet befas nga Parisi magjepsës në Milanon moderne, pastaj në shtëpinë e çuditshme të një nobelisti gjerman e më në fund gjithçka përqendrohet në Tiranën tronditëse, shkrimtari Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me irealen, duke u bërë më reale përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e arrijnë vetëm mjeshtrit”.

Albania


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.