Letërsia Shqiptare

Sheh botimin libri "Gjin Marku dhe Lufta"
E diel, 02-03-2008, 08:34pm (GMT)

Nga Koha Jone

Emri i tij njihet jo pak neper Shqipni ndersa Mirdita e ka krenarine e vet. Gjin Marku dhe kontributi i tij ne Luften Antifashiste jane rrokur nga autori Gjete Ndoj, i cili percjell nepermjet deshmive e dokumenteve jeten e tij ne nje liber. Theksohet jo vetem kontributi i tij i madh ne lufte, por edhe ajo cka erdhi me pas per te. Gjin Marku, i cili ishte nje prej atyre njerezve qe themeluan Partine Komuniste te Shqiperise, por qe u be me pas edhe viktime e diktatures, sic thekson autori ne librin "Gjin Marku dhe Lufta". Mes miqsh te familjes se Gjin Markut, paraditen e djeshme, u be edhe promovimi i ketij libri ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar. Jeta e tij vjen prej femijerise e ambientit ne te cilin u rrit, per te prekur me pas luften dhe ate perndjekje te mevonshme. Autori Ndoj shkuan ne nisje te ketij libri: Me rastin e 5 shtatorit 1954, ne Corovode, nena e Gjinit, Mara, tha keto fjale: "Falenderoj nenat e Skraparit dhe te Beratit qe i sherbyen Gjinit me mire sesa une!". Internime dhe internime qene ato qe e shoqeruan jeten e tij, aq sa ne vitin 1967, Gjinin e ndajne edhe nga bashkeshortja e tij malazeze dhe femijet, duke i cuar ne kende te ndryshme te vendit. Vite me vone, ai provoi edhe burgun, prej hetuesise e deri ne ate te Sigurise se Larte ne Burrel. Nuk mjaftoi me kaq, por edhe ne kapercyell te viteve '90-te jeta e tyre nuk qe aspak e lehte dhe bashkeshortja e femijet e tij jetuan ne kushte teper te veshtira.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.