Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 06:12am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Botimet e reja te javes
E shtune, 19-04-2008, 03:43pm (GMT)

13/04/2008  - Metropol

Titulli: Martin Heidegger

Autori: Michael Inwood

Seria: Lexime filozofike

Përktheu: Albana Kozeli

Shtëpia botuese: Ideart

Çmimi: 600 lekë

Martin Heidegger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjëherë titullin e “filozofit”, nga disa si përkrahës i nazizmit dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është mendimtari më i dyzuar i shekullit XX. Panorama e kthjellët e Michael Inwoodit për mendimin e Heideggerit përqendrohet në veprat e tij më të rëndësishme, "Qenia" dhe "Koha", dhe në temat e tij të mëdha të ekzistencës në botë, inautenticitetit, fajësisë, fatit, të vërtetës dhe natyrës së kohës. Këto tema janë shqyrtuar sërish edhe në këndvështrimin e veprave të fundit të tij, sidomos ato lidhur me artin, poezinë, gjuhën, dhe zhgënjimin nga nazizmi. Ky libër është një udhërrëfyes i paçmuar për mendimin kompleks dhe të vëllimshëm të njërit prej filozofëve më të mëdhenj, ende enigmatikë të shekullit XX.

Vlerësime

Michael Inwood është partner i Trinity College, Oxford. Përveç këtij libri, botime të tjera të këtij autori përfshijnë: Hegel - Përzgjedhje (si botues) (New York, 1989); Një fjalor për Hegelin (Oxford, 1992) dhe Një fjalor për Hajdeggerin (Oxford, 1999).

Vepra e Inwoodit është një libër i vogël, i shkëlqyer; një dritare e tejpashme mbi Heideggerin që e bën atë tërheqës dhe të thellë”.

John Shand, Philosophical Books

“...një ide e çmuar. Një libër dinamik, i vogël... I pashëm... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj në kohën e lirë”.

Lisa Jardine, The Times

“Një ide shumë e mirë këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit”.

Nicholas Lezard, Guardian

Arti dhe e vërteta (fragment nga libri)

Po pse e vërteta duhet të ndodhë në një vepër arti? Konflikti ndërmjet fshehjes dhe zbulimit është një konflikt ndërmjet një paradigme të vjetër e një paradigme të re, konflikti midis, le të themi, një besimi të vjetër dhe një besimi të ri. Vepra e artit është si një fortesë apo standard që lë gjurmë të reja në terrenin e fituar rishtas nga e vërteta: “Zbulimi (Lichtung) i sinqeritetit dhe krijimi në Liri janë pjesë të pandara nga njëra-tjetra” (OVA, 61). Hajdeggeri hedh hipotezën (OVA, 61) se ekzistojnë rrugë të tjera për të kuptuar mëtimin tonë mbi të vërtetën, si për shembull: “dekreti i themelimit të shtetit politik” (p.sh. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara); “afria e asaj që s’është thjesht qenie, por qenie që qëndron mbi të gjitha qeniet e tjera” (p.sh. konvertimi i Shën Palit); sakrifica e jetës (p.sh. Kryqëzimi); apo pyetjet e ngritura nga dijetari. (Shkenca s’është “ngjarje origjinale e së vërtetës”. Ajo zbërthen në detaje “sferën e së vërtetës të zbuluar tashmë ...në çastin që një shkencë e kapërcen saktësinë dhe përparon drejt së vërtetës …ajo është filozofi”.) Por arti është rruga kryesore përmes së cilës ndodh e vërteta. Jo vetëm tempulli, por edhe tragjedia greke vizatojnë atë model, ato kategori dhe vlera, mbi bazat e të cilave një komb kupton botën dhe bën zgjedhjet e veta.

Pse duhet krijuar një vepër arti? Vepra e artit hap një “të çarë” ndërmjet tokës dhe botës dhe (ndryshe nga pajisjet) merr materiale të spikatura të tokës e i kthen ato në një trajtë qetësuese. Nocioni i çarjes, Riss, lidhet me atë vizatim bazik apo paradigmë, që quhet Grundriss (OVA, 64). Por, nga ana tjetër, ai do të thotë se vepra e artit është diçka e spikatur, falë tensionit që mishëron. Gjineshtra bie në sfondin e një pajisjeje tjetër, materiali i saj përbërës “harxhohet”, tretet brenda dobishmërisë së vet. Vepra e artit është e vetmuar, plot tension dhe goditëse. Ajo është veçanërisht e përshtatshme në funksionin e vet si shënjuese e të vërtetës. Por ekzistenca e saj e thellë thërret për shpjegim. Ndryshe nga një vegël pune, vepra e artit mbart në vetvete shenjat e prodhimit të vet. Çarjes i duhet një krijues që ta përmbajë. Përveç krijuesit, asaj i nevojitet edhe një audiencë ose “personat që e ruajnë”. Vepra artistike i nxjerr konservuesit e vet “nga mbretëria e të zakonshmes” në botën që ajo krijon, duke lënë jashtë “veprimtarinë, vlerësimet, njohjen dhe këndvështrimin e tyre të zakonshëm” (OVA, 66). Reagimi i duhur ndaj një vepre arti s’është njohja e saj e as gatishmëria për ta njohur, por një “njohje që vazhdon të mbetet gatishmëri dhe një gatishmëri që vazhdon të mbetet njohje” (OVA, 67). Të reagosh ndaj një vepre arti s’do të thotë të zbatosh një plan të vendosur që më parë, por të jesh i “vendosur”, të hysh përmjet ekstazave në një mbretëri të re sinqeriteti, ku të gjitha besimet dhe dëshirat e individit mbeten pezull. Është deri diku si konvertimi i Shën Palit, i cili zbulon një fushë të re njohjeje dhe gatishmërie, të shkëputur nga pikëpamjet dhe planet e tij të mëparshme. Arti i madh, ashtu si zëri i Zotit, nuk udhëhiqet nga harxhimi: ai e ndryshon kryekëput gjithë këndvështrimin e individit ndaj botës dhe rrugën që ai do të ndjekë në këtë botë. Por vepra artistike s’është si droga, dhe përjetimi i saj s’është diçka personale: ajo është e përbashkët dhe hedh bazat e marrëdhënieve tona me të tjerët.

Hajdeggeri na ka thënë se një vepër arti nuk është send apo pajisje me diçka më tepër; materialet, sendet janë të fshehura brenda pajisjeve dhe zbulohen vetëm në veprat artistike. Por ç’mund të themi për artistin? A s’duhet që ai para se t’i krijojë veprat e veta, të njohë natyrën, sendet dhe pajisjet që përshkruan? Jo. Është pikërisht vepra e artit ajo që nxjerr në pah çarjen (Riss) e që vizaton skemën (Riss) (OVA, 70). Nuk është e vërtetë që artisti fillimisht ka një këndvështrim të qartë mbi sendet dhe më pas e mishëron atë në një vepër arti: për të, ashtu si dhe për ne, natyra është e hapur vetëm në veprën e artit. Vepra artistike ka nevojë për krijues, të cilët “paraqesin të vërtetën në veprën e tyre”, si dhe për “konservues” që “e vënë në punë këtë vepër”, e bëjnë aktuale, çka do të thotë, në njohje, gatishmërinë e përbashkët (OVA, 71). Veç kësaj, vepra e artit bën të mundur edhe ekzistencën e krijuesve e ruajtësve të saj. Krijuesit janë faktorë të një force më të madhe se vetvetja të artit.

Në njëfarë mënyre, e vërteta rrjedh nga hiçi. S’mund ta vlerësojmë pikturën e Van Gogut duke hamendësuar se ai gjeti një palë këpucë të vjetra dhe pikturoi atë çka pa. Së pari, vetëm këpucët s’mund të na shpjegojnë mënyrën si i ka parë Van Gogu ato. Së dyti, ai s’i pa ato në një mënyrë të re para se piktura të dilte në dritë: “Zbulimi i Çarjes dhe qartësimi i qenieve ndodh vetëm kur projektohet sinqeriteti” (OVA, 71). Arti, ashtu si konvertimi i Shën Palit, shfaqet si rrufeja në qiell të kthjellët.

6150 fjalë të urta

Titulli: 6150 fjalë të urta

Autori: Niko Tyto

Çmimi: 400 lekë

Shkrimtari dhe poeti Niko Tyto që ka "përjetësuar" Përmetin në 17 vëllime me prozë, monografi e poezi, ka hedhur në qarkullim librin "Fjalë të urta-6150". Urtësitë e librit, siç shprehet autori, trokasin me një mendim të sintetizuar e të qartë, me fjalë të pakta, koncize, të gërshetuara me përvojën e madhe jetësore. Fjalët e urta të këtij botimi, pjesë e Enciklopedisë të Urtësisë Popullore, do të mbeten të freskëta në përdorim. Vëllimi me 199 faqe i ka të shpërndara 6150 aforizmat, sipas kuptimit e tematikës, në 69 kapituj.

N. Ligori 
 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Baki Ymeri: Jeton Kelmendi dhe Një përurim i paharruar shqiptar në zemër të Bukureshtit (06-04-2008)
Botimet e reja te javes (06-04-2008)
Botimet e reja te javes (06-04-2008)
Sheh botimin libri "Gjin Marku dhe Lufta" (02-03-2008)
“Shekulli tjetër” i Visar Zhitit (22-02-2008)
Botimet e reja te javes (10-02-2008)
Botimet e reja të javës (03-02-2008)
Një libër për "rrënjët" dhe "identitetin" (02-02-2008)
Botimet e reja te javes (27-01-2008)
6 botime te reja ne Shqiperi (20-01-2008)
"Inventari" për Skënderbeun, tre libra të tij në botë (18-01-2008)
Botimet e reja te javes (07-01-2008)
Botimet e reja te javes (19-12-2007)
Botimet e reja te javes (09-12-2007)
Botimet e reja te javes (06-12-2007)
LANSIMI I ROMANIT TË BESNIK MUSTAFAJT NË PANAIRIN E LIBRIT GAUDEAMUS NË BUKURESHT (25-11-2007)
“Hamleti…” i Kadaresë gjen edhe lexuesin frankofon (24-11-2007)
Libri/ “Bunkeri i seksit”, tregime përtej erosit (21-11-2007)
Gjermanët na ‘okupojnë’, tani... me letra (20-11-2007)
Botimet e reja te javes (18-11-2007)
Botimet e reja te javes (14-11-2007)
Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore (11-11-2007)
Botimet e reja te javes (07-11-2007)
SHTËPIA BOTUESE BRAZILIANE “PROTEXTO” BOTOI LIBRIN E ENGJËLL KOLIQIT – “NDJENJË DRITE” (SENTIMENTO DE LUZ) (21-10-2007)
Botimet e reja të javës (01-10-2007)
Botimet e reja te javes (16-09-2007)
“Klithma e Mallit” vëllimi më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare (04-09-2007)
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike" (14-08-2007)
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]