Letërsia Shqiptare
Dërgoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 03-09-2010, 09:13am (GMT+1) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
Poetët e Zemrës
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Shaban Cakolli: "DIELLI I LIRIE " LIBRI I XV I DEMIR KRASNIQIT
E merkure, 10-09-2008, 08:16pm (GMT+1)

NGA LIBRAT MË TË RI JU PREZENTOJMË

"DIELLI I LIRIE "  LIBRI I XV I DEMIR KRASNIQIT

 
Shkruan: Shaban Cakolli

 
Demir Krasniqi është emër i njohur në hapësirën mbarëshqiptare,diasporë dhe më gjërë.Pedagog,gazetar e publicist,poet,këngëtar dhe kompozitor,është i pranishëm në një sërë shkrimesh publicistike në gazetat dhe revistat tona,poet i cili ka botuar poezitë të realizuara  artistikisht, iu ka dhënë frymën e melosit,i ka kompozuar dhe kthyar në këngë,i ka kënduar ëmbël dhe i ka mbjellur në zemrën e popullit artdashës.Një krijues i cili ka botuar  pesëmbëdhjetë vepra,nisi të  shkruaj në bankat shkollore duke u stërvitur për të mprehur mendjen dhe pendën,ku sukseset e tij uradhitën,e bënë të njohur dhe e radhitën në mesin e bijëve të mëdhenj të pendës.Ditë më parë ai pregatiti për shtyp  librin e tij krijues të pesëmbëdhjetin me radhë "DIELL LIRIE",diell të cilin e pritnin të gjithë shqiptarët,për të cilin u sakrifikue krijuesi ynë D.Krasniqi,për të cilin sakrifikuan shumë
atdhedashës,fatkeqësisht shumë prej tyre nuk i ngrohi kjo rreze.Para se të flasim për librin e tij,të shkëpusim pjesë nga biografia e këtij krijuesi të vyeshëm
shënime  për autorin:
 
DEMIR KRASNIQI
               
    U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
    Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
Pedagog muzikor,
Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

    “ Për emrin e Zotit,
       Për nderin e kombit,
       Për gjakun e dëshmorëve,
       Për eshtrat e varreve”!

"
Libri "DIELL LIRIE " i Demir Krasniqit,është i ndarë në gjashtë cikle apo kapituj,dhe cikli i parë nisë me"Diell Lirie",mes të cilit shtegëton me shpiertin e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës,që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë kombëtare,duke lënë rrezet e diellit tanë nën mburojën e pushtusëve,diell të cilin e meritonte populli ynë liridashës,që natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar,që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh të sakrifikojnë për rrezet e veta,rreze që mjerisht me mallin e ngrohëjes së tyre,shumë liridashës vdiqën pa  i përjetuar ngrohëtësitë e tij.

Përkushtime historike,është titulluar cikli i dytë i librit,ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të popullit,që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet e historisë sonë me pushkë e pendë,guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar çlirimtar Agim Ramadani,Mustafë  Salih Kelmendi,Sylë Zarbinca,Ramë Avdyl Pozhorani,Kongresi i Alfabetit,Prizreni djepi i kulturës,Bllaca e ferrit kamp i tmerit,Trimat e  Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri,ku krijuesi Demir Krasniqi,përshkruan përjetimet e
fatet thuaj tragjike të popullit,nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë njerëzit e tij,atdheun,rrëpatjet në krijimtarinë e tij,shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe pendës në rrethana të jashtëzakonshme,dhembjet dhe dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë,etj.........

Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe ate mbarëkombëtar është cikli"OFSHAMË KURBETI";ku shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë,mallin zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar,dashuria për njerëzit e vendit,por dhimbjet më së tepërmi shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa mposhtur me një energji dhe revoltë,qëndron,bënë ballë e i fton për kthim,në Atdheun e tyre që tani buron  rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i fton në atdheun e tyre,ku qielli është tjetër,kaltërsia tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më lirë,pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo simbolikë,të sulmuar nga shpendët grabitçar,të cilët nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën evropiane,e cila vonë  ekuptoi se duhet të radhitet në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të poetit e hasim te vargjet"Kthehuni","Loti i Nënës";"Foshnja kurbetçare","Rruga e
mbarë evlati im","Oh sa mirë me kurbetçarë" etj.....Metaforat e ftesave për kthim,tokë e ujitur nga lotët në vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në kontekstin semantik të vargjeve të tij,sepse radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më ekspresive,me një mesazh tepër të qartë dhe domethënës ,me një zgjidhje artistike të goditur bukur artistikisht.

Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar,intelektual, të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale,por  autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as një  shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur,botën krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur lexon librin e tij në tërësi,por duhet të jemi të qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi"DIELL LIRIE" të Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë,ky libër është një tërësi e tij,një libër dinjitoz,që i jep autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin grandioz të një krijuesi me famë.


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
MARGARITARË KU NDJEHEN PËSHPËRITJET E TRUALLIT SHQIPTAR (07-09-2008)
U promovua libri i autorit Beqir Cikaqi “Atdheu vendi më i bukur” (05-09-2008)
Shkrimi i Zeqos shkon në Amerikë (31-08-2008)
Kostaq Duka: Trendafili qe celte ne Janar (31-08-2008)
Kenneth K. Baar dhe Dorina Pojani: Urbanistika ne Ekonomine e Tregut (08-08-2008)
E diela e librit (13-07-2008)
Tre italianë, libër Shkodrës dje dhe sot (03-07-2008)
''Itaka e Fjalës'' Antologji letrare, një libër i veçantë në radhën e botimeve dhe bashkpunimeve të Poetëve Shqiptar në emigracion (19-06-2008)
Doli libri më i ri në poezi shqip-anglisht "Aristokracia e shpirtit" e poetit preshevar Dashnim Hebibi (26-05-2008)
Botimet e reja te javes (26-05-2008)
Botimet e reja te javes (17-05-2008)
Botimet e reja te javes (07-05-2008)
Botimet e reja te javes (19-04-2008)
Baki Ymeri: Jeton Kelmendi dhe Një përurim i paharruar shqiptar në zemër të Bukureshtit (06-04-2008)
Botimet e reja te javes (06-04-2008)
Botimet e reja te javes (06-04-2008)
Sheh botimin libri "Gjin Marku dhe Lufta" (02-03-2008)
“Shekulli tjetër” i Visar Zhitit (22-02-2008)
Botimet e reja te javes (10-02-2008)
Botimet e reja të javës (03-02-2008)
Një libër për "rrënjët" dhe "identitetin" (02-02-2008)
Botimet e reja te javes (27-01-2008)
6 botime te reja ne Shqiperi (20-01-2008)
"Inventari" për Skënderbeun, tre libra të tij në botë (18-01-2008)
Botimet e reja te javes (07-01-2008)
Botimet e reja te javes (19-12-2007)
Botimet e reja te javes (09-12-2007)
Botimet e reja te javes (06-12-2007)
LANSIMI I ROMANIT TË BESNIK MUSTAFAJT NË PANAIRIN E LIBRIT GAUDEAMUS NË BUKURESHT (25-11-2007)
“Hamleti…” i Kadaresë gjen edhe lexuesin frankofon (24-11-2007)
Libri/ “Bunkeri i seksit”, tregime përtej erosit (21-11-2007)
Gjermanët na ‘okupojnë’, tani... me letra (20-11-2007)
Botimet e reja te javes (18-11-2007)
Botimet e reja te javes (14-11-2007)
Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore (11-11-2007)
Botimet e reja te javes (07-11-2007)
SHTËPIA BOTUESE BRAZILIANE “PROTEXTO” BOTOI LIBRIN E ENGJËLL KOLIQIT – “NDJENJË DRITE” (SENTIMENTO DE LUZ) (21-10-2007)
Botimet e reja të javës (01-10-2007)
Botimet e reja te javes (16-09-2007)
Irma Kurti: Puthja e fundit (12-09-2007)
“Klithma e Mallit” vëllimi më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare (04-09-2007)
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike" (14-08-2007)
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (16-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]