Gjethet tremben nga era
dhe hijet e tyre dritherojne.
Qyteti eshte i erret si ngahera,
e yjet per naten deshmojne!
Dhe neper gure copeza te mbetura
dy duar jane shtrenguar dikur…
dhe ngelen buzeqeshjet e tretura,
si natyre e gozhduar ne mur.
Mbi pllaka trotuaresh dy gjurme,
kane dashur te mbysin vetmine,
por ato su ngjallen kurre me,
sapo largimi mbyti dashurine!
Ne naten kur gjethet perdridhen,
era pluhurin e gjurmeve fshin,
dhe neper faqe lotet hidhen,
ndersa qielli fillon vetetin!
Neonet kane trembur erresiren,
por drita e shpirtit u shuajt.
Kjo nate tremb edhe ndjenjen,
qe nga zemra ne yjet u mbajt.
U ftohen besimet e lena,
ato qe I ngrysi nje vit,
premtimin qe lehtas la hena,
u shuajt nga meteoret nje dite!
Se preki me buzen e plasur,
as ditet su kthyen me,
vec nata e erret cipeplasur,
shijon ne plaget qe ajo le!
Iu trembem dhe ne dashurise,
si gjethet nga era e ftohte,
si trilli deshires se largesise,
sot yjet nga dielli skane ngrohte!
Kujtimet u treten ne letrat,
qe tregonte sa here shpirti yne,
vec natyra e prishur nga ndjenjat,
brenda teje si mekatare po hyn!
Jane oret qe foli largesia,
por yjet jane larg qe ti mar
dhe trondisin gjithe mendimet e mia,
qe syte dhe zemra kane pare!
Gjethet perseri u tremben nga era
dhe syte ende lot pikojn
nuk jemi me kurre si ngahera
dhe rruget te shkuaren na kujtojne.