Letërsia Shqiptare

Per nje cast… (Ese)
E shtune, 26-01-2008, 11:23am (GMT)

Pak lot rrjedhin ne boten e reshkitshme te xhamit ,e dikush godet padashur flaten e barit.Nje enderr eshte shuar, pasi e shkeli kemba balten e njomet e ja prishi siperfaqen e lemuar.Eshte nje heshtje e pakthyeshme brenda nje qenieje njerzore qe capit dritat e qytetit lakmues, por qe sot ka  pushuar nga shiu.Dikush lengoi thyeshem e habitshem mes vete horizontit te perhershem qe krijoi shpirti njerzor.Bota hesht nen dritherimat e buzeve qe kane minuta qe kane ngecur nga pikat e shiut, ku pervec buzeve lagte dhe floket e pafajshme .As yje por as hene, ashtu sic po mungonte gjithe diten dielli ,kishte ngrire dhe nje buzeqeshje gjithe diten e pakujdesur per te rrezuar shpirtin e sotem.Cuditerisht,. syte shikonin qiellin, ndoshta kerkonin te verboheshin nga vetetimat ose ndoshta nuk i dihej arsyeja e vertete e gjithe kesaj.Kishte lendim kudo ku shkelte plaga e pikave te shiut,e mes tyre dhe asaj bote te heshtur qe cafkiste mbi rrjedhen e ngjarjeve.Dukej qarte se ne mes te gjitha ketyre duhej nje pse e nje pergjigje e lidhur me shkencen, e brendesine e shpirtit.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.