Balada e Shpirtit
E diel, 15-07-2007, 05:02pm (GMT)
Ne udhet e pertejme ku bari eshte thare dhe ku me nuk mbine Ne shkrepa e male tempratura konstante qendron e fshehur Ne udhekryqe si udherrefyes tingujt e zerave te mekur rrine Ne sfilatat e te shemtuares prane fasades lulet e kuqe jane dehur
Mbi zhurmen corjentuese, shkallimi gjen lutjen teper te deshiruar Koleksioni i gjerave te teperta i rrit personalitetin hamallit Mbi te fshehten struket guri i rene nga qielli, tashme i turturuar Fjala behet si hije me kilometra largesi, behet prone e djallit
Ne shpella kaloresi triumfues, Gladiatori qe nuk ndaloi asnjehere Lart, me lart se bota ndodhet zemra e Oqeanit enderrimtar Po fluturoka nen dhe, kuptimi absurd i te qenit ndoshta ndonjehere I duket vetja humbesit dicka e madhe, sikur te ishte i vetmi shpetimtar
Truproja i gjithesise nje shkemb akulli me ngjyre te larmishme, te zeze Toka e nenshtruar nga dinakeria, deri tani e pa zbuluar Maja e malit, objekt veshtrimi ku ne enderr disi te shfaqet pak shprese Toka, Hena dhe Dielli te keputur, ngaqe mbeten duke lundruar
Mbi mallin e nje cope guri vendoset emergjenca pa neglizhence Koincidenca hap rruge per te tjera pasoja qe do jene pa mbarim Shpate qe s'ka aspak ndrojtje sepse tashme ka eksperience Tingellon nje zile me ze te urte e te bute dhe urdheron per pak pushim
Ne goten me alkol ndodhet cudiberesi i pa nenshtruar asnjehere Trokitja ne fat sikur thote dicka, por mire nuk degjohet Bari eshte thare dhe smund te njomet me ne asnje pranvere Duart ngriten lart dhe dhe kuptohet se gjithcka po dorezohet
Edhe nese arrin maksimumin ajo mbetet te quhet thjeshte jete Nese arrin minimumin do te ishte genjeshter, asgje e vertete Kuptimi ku mbetet nese themi qe eshte jetuar vetem nje here? Balada e shpirtit tingullon, sepse asgje me nuk ka ne kete jete.
16.08.1999
|