Paragrafi i parë.
Dhe tani më vjen në mendje.
Një arsye nuk më lë të çohem i çmendur,
Të vij të të gjej.
Largohu kohë ajo të afrohet,
Njëmijë arsye të tjera për ta parë.
Sytë kristal I pikuar,
sa keq që I pari nuk ja pashë.
Të kuqët kur mbi fytyrë I hipën,
Fjalët që heshtin fjalët e mia.
Kafshata psherëtimash që nuk gëlltiten,
Kujtimi I saj digë mendimet më ndalon...
Sa lehtë njëmijë e një arsye struken brenda...
Harroj njëmijë e një të tjera,
Unë përbindësh,
ti që e bukur...
Mos ndoshta kjo formulë,
do të më japi ilaçin për të kërcyer?
Paragrafi i dytë.
Ashtu do të më vrasësh...
Shikimet boomerang nuk më kursejnë,
Sytë kur I hap e mbyll.
Ti ,nuk bëre asgjë…
Jo, ti nuk ke faj...
Ku të shkoj?
Sa gota verë duhen,
gurëza që hidhen për të deformuar imazhin tënd…
Dhe kur gurëzat të bien në fund?
Kështu ti do të më vrasësh,
Po mos tremb,
askush nuk do të të gjykojë…
Unë thjesht humba shijen,
Për një kafshatë tënden.
Ujë trëndafilash që të freskohem,
Ndeshmë e shpëlaje trishtimin që më ka plasaritur,
lllum të rrëshkas përposhtë i lehtë...
Paragrafi i tretë.
Me grushtat e vegjël ti mundesh Të madh të më mbledhësh,
shuplakë të freskët mbi sy të më hedhësh,
kujdesu mbi gushë ngadalë të më derdhësh,
poshtë poshtë aq poshtë,
sytë të mbyllësh mos të më shikosh,
qafën tendosur mbi re të pambukta.
Drejtomë ti vetë
Mbi poret e tua diku të tretem,
mbi sytë e mjegulluar dritë e ëmbël të mbetem...
Paragrafi i katërt.
Jam dehur,
çfarë më dhe në këtë gotë ende të pambushur?
Jam i dehur,
atëherë kur ti je e mirë.
Gjuha ende pampirë