|
|
|
» Xhafer Leci: Luftëtari i lirisë nuk mund të jetë terrorist!!
 |
| REAGIM NE ARTIKULLIN E XHAFER LECIT |
RESHAT SAHITAJ | 04-04-2008, 12:56am |
RESHAT SAHITAJ
PERGJIGJE NE ARTIKULLIN E XHAFER LECIT
I nderuari Xhafer Leci, vetëm tash ne internet po e lexoj artikullin qe e paske shkruar lidhur me artikujt që unë kam botuar ne gazetën “Epoka e re”. Fillimisht me duket si shkruan me nje pezm ndaj meje edhe pse nuk te kam pare e nuk te njoh. Njeriu shkruan vetëm për atë që ia njeh veprimtarinë, e jo ashtu siç t’a imponojnë të tjerët siç je duke shkruar ti ne rastin tim. Shkruan se një luftëtar i lirisë nuk mendon ta helmojë Beogradin apo Kraleven. Vehbi Ibrahimi ka qenë luftëtar i lirisë dhe ka menduar ta bëjë një gjë të tillë jo nga dëshira por nga fakti së serbet në Kosovë vrisnin shqiptaret e pafajshëm. Plani i Vehbi Ibrahimit ishte që të hakmirrej për atë që serbet bënin në Kosovë. Përpiqesh që shkrimit tim dhe biografisë sime t’i japish kahje komuniste gjë që e ke gabim. Pikërisht politika e Enver Hoxhës ndalonte që shqiptaret e Kosovës të vrisnin forcat pushtuese serbe në Kosovë. Pikërisht politika e Enver Hoxhës e quante Musa Hotin terrorist sepse kishte vra serb. Por ne shqiptaret nuk e quanim terrorist me perjashtim te atyre që hanin e pinin ne kuzhina te Beogradit e ndoshta edhe te Tiranës. Luftëtari i lirisë, vetës i jep për detyrë të vranë pushtuesit me çdo mjet dhe formë. Në të kundërtën ai nuk do quhet luftëtar. Nuk po ia permendi emrin njërit prej luftëtarëve të lirisë i cili aktualisht sot ka post kyç ne qeverinë e Kosovës së pavarur, dhe kredibilitet në tërë popullin tonë, i cili ne një kohë kishte planifikuar te helmonte simpatizuesit në stadiumin e Beogradit. Çka mendon se luftëtari i pret me lule dhe deklarata pushtuesit?! Me deklarata dhe mbledhje në klubet shqiptare duke i shit mend njëri-tjetrit fitohet liria. Jo.
Me akuzon mua që kam shkruar një të vertetë e cila mund të dokumentohet dhe që ekzsitojnë faktët?! Secili nga veprimtarët ne Bruksel që kanë punuar me Vehbiun e kemi ditur ketë, sepse vetë Vehbiu pasi u bastis nga policia na tregonte. Ata që mendojnë se shkrimi im e klasifikon Vehbi Ibrahimin si terrosit e keni gabim. Vehbi Ibrahimi nuk ishte i deklaratave. Vehbi Ibrahimi i takonte Bedslidhjes, por Emil Fazliu ishte qindra kilometra larg e ai bashkëpunonte me shoket që i kishte afër natyrisht pa e anashkaluar Emilin.
Sa i përket zbulimit të lapidarit ku unë e kam mbajtur fjalën kryesore, për këtë mund të informohesh tek familja e Vehbi Ibrahimit në Zvicërr sepse ata kanë shprehë dëshirën që unë e Musa Hoti të jemi prezent dhe ne ta mbajmë fjalën kryesore.
Kur pyet pse nuk ka marrë pjesë Çeku, vetë ti e jep një përgjigje antivetës sepse në një anë vehbi Ibrahimin e quan antikomunist dhe Çeku nuk paska marrë pjesë. E ke gabim se Çeku ishte i zënë atë ditë ngase në Prishtinë zhvillohej një demonstratë masive por në Uglar ka ardhur TMK-ja dhe gjenerali Ahmet Isufi që është i asaj ane. Aty morën pjesë edhe personalitete të njohura politike te asaj kohe (2002) si Hydajet Hyseni etj.
Kur shkruan se në fejtonin tim për Musa Hotin nuk shkruaj kundër Nasho Jorgaqit autorit te romanit “Mergata e qyqeve” dhe kunder Jusuf Mullhaut, përseri e ke gabim, sepse kam shkruar ne nje shkrim tjetër dhe nuk perseriten gjërat. Madje disa nga emrat qe i permend ti si bashkëpunëtorë të Vehbi Ibrahimit faktët nuk qëndrojnë ne anën tënde sepse disa prej tyre kurrë nuk e kanë çmuar Vehbi Ibrahimin dhe bile po t’i pyesish sot ata vetë ta pranojnë e ti me zor don me i i fut ne Beslidhje te Vehbiut?!
Me rastin e varrimit të Enver Hadrit, ti paske harruar se ndër organizatorët kryesor isha unë e Gani Azemi me Ramadan Gashin. Ne mengjesin e asaj dite unë Gani Azemi dhe ramdan gashi shkuam te gazeta “Le soir”. Në banesen time unë , Ramadan Gashi dhe dy nga Gjermania e kemi përpiluar komunikatën për varrim dhe për mbrëmjen komemorative. Paske harruar se në Hotelin “Sheraton”, ka lexuar, Ganiu,Ramadani dhe unë. Nese ke harruar shikoji videokasetën e varrimit. Nëse nuk ke harruar pse i shtrembëron faktët?! Mendon se të shkruash kundër meje mbetësh në histori? Jo, sepse unë nuk kam vepruar aq shumë sa karshi veprave te mia te mbetësh edhe ti.
Çuditërisht me akuzon se unë e paskam këshilluar Ali Ahmetin që të mos e kopjonte Ibrahim Rugovën. Nga po i nxjerr keto deklarata te mia që unë nuk po i di?! Kurrë në fjalorin tim nuk perdori falë si psh “nuk e lan Vardari”. Kjo është dezinformatë. Kjo është vetëm një shpifje se gjoja e paskam këshilluar keshtu Ali Ahmetin. Sa i përket Ali Ahmetit një gjë e di se kur ka filluar lufta në Maqedoni e kam thirrë Fazli Veliun dhe bashkë me Ekremin i kemi treguar se çka duhet bërë në rrafshin diplomatic. Me vonë me propozim tonë është aktivizuar Agron cili i ka ndihmuar Ali Ahmetit në lidhjet diplomatike ne Bruksel. Më vonë jam takuar me kreret e B.DI. por nuk mbaj mend për ato “këshilla “ që shkruan ti. Pra, ti e ke gabim dhe nuk e di pse shkruan kundër meje ngase ne rrafshin kombëtar kurrë nuk kam lakuar, e ne rafshin e marrëdhënijeve private ne nuk kemi asgjë te keqe mes veti. Nese je i informuar nga ndonje “shok” apo “mik” lidhur me aktivitetin tim ata të kanë informuar keq qëllimisht. Te popujt e robëruar shkojnë thashethemet shumë dhe prishen bashkëluftëtaret vetem pse ka dëgjuar diçka nga dikush i porositur. Duke pasur për bazë se je activist i 1968 kam shumë respekt për luftën që ke bërë, por nese vazhdon të shkruan pa fakte kundër veprimtarëve te devotshem tërë lufta bie dhe dikur pas shumë dekadave njerëzit do pyesin çka e ka shtyer të shkruan kunder filanit apo fistekut? A unë e paskam penguar pavarësinë që nuk e fituam deri tash?! A më lehtë te duket te shkruash për gjëra që nuk kanë peshë ses a te shkruash për pengesa reale qe ka hasur popullin ynë?! A pak ka libra, fejtone, e vepra tjera te serbeve dhe nuk te pengojnë port e penguaka nje fejton i imi?! Vetëm e ardhmja do ta tregon kush kishte të drejt e kush jo. Më vonë tjerët do shtrojnë pyetje ne librat e tyre. Pse është përpjekur t’ia njollos biografinë e tjetrit? Me porosi apo nga injoranca?! Janë pyetje që do i shtrojnë sociologet,historianet dhe psikologet e gjeneratave të ardhshme ku më nuk do te kemi kush të na mbron veç veprave tona te botuara. Pra, çdo gjë që të interson për veprimtarinë time, mundesh te me shkruan, sepse nuk ne nuk jemi armiq por ndoshta kemi bindje te ndryshme politike gjë që bota i ka keto vlera qysh moti. Të mos shkruajmë për dëshirën e tjetrit qe të nesermen ne kafene t’i presim lavdat e tyre sepse ato janë ditore. Me respekt Reshat Sahitaj
Reshat80@hotmail.com
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|