» Ekskluzive: Ai ka lindur per te mos vdekur
 |
| JO, JO, ENGJUJT NUK VDESIN |
Adem Berisha | 01-10-2008, 01:41pm |
Z Alma dhe z. Agim Gashi, JU përgëzoj dhe JU falenderoj për këtë publikim në ZSH. Jeni objektivë, racional dhe konstruktivë. Të mirë, siq edhe jeni, mbetëshit përherë.
Ju lutem pranoni edhe këto vargje të miat si plotësim dhe mbështetje e shkrimit tuaj z. Alma Papamihali.
HENDIKEPI NE ACAR
(kushtuar dr. Ibrahim Rugovës
në diten mortore 21.janar 2006.)
Sot re të zeza mbuluan qiellin
shqiptaria është në vajë,
sot Kosova nuk sheh diellin
për shumë kohë ajo do të qajë.
Sot edhe ajri është rralluar
shumë më rëndë sot po frymohet,
sot gjithë forca na ka lëshuar -
humbja Jote s'kompenzohet.
Ti themel je i pavarësisë
dhe profet je i kohës së re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithë do të jesh idol për ne.
Shumë ke bërë për pop'llin tuaj,
Ti model je për njerëzimin,
sot gjithë bota me ne ndanë
krenarinë po edhe pikllimin.
Qeshjen Tuaj më s'do të shohim
as ngrohtësinë Tuaj të bekuar,
pse mu tash prej nesh u ndave -
pse na le të hendikepuar?
Përherë me ty do të krenohemi
dhimbjen në forcë do të shëndrrojmë,
rrugen Tuaj kurr s'e braktisim
amanetin në vend do ta qojmë.
Autori: Adem Berisha, Rahovec - Kosovë
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|