|
|
|
» Ekskluzive: Ilir Dardani - Adem Kastrioti, Shqiptaret, Nazistet e EuroSllavise dhe turko-arabet!
 |
| Sic eshte vendi duhet te behet kuvendi! |
Ilir Dardani | 02-02-2008, 08:31pm |
Z. Hasanaj,
Me sa di une, ketu komentohet artikulli dhe jo ai qe e ka shkruar dhe as artikujt e tjere. Une te lashe te qete ty, por ti s'me le te qete mua! Pastaj mos me trego shkollen mua deri ne kohen qe shkalla intelektuale e z. S. Hasanaj eshte teper e larte.
Ketu nuk kemi te bejme me disa vajza (individuale) nga fshatrat por me shqiptaret ne pergjithesi, ne vecanti politikanet dhe njerzit e tjere qe mendojne se jane te ditur. Mos e banalizo shkrimin tim sepse une kam lindur anti-turk e anti-shka dhe i tille do vdes. Shqiptaret i kane dashur turqit ne pranine time dhe nga reagimi im, ata nuk jane ndare aspak te kenaqur dhe gjithmone keshtu do jete. Sa per emrin tend, nuk kisha asgje, thjeshte te kujtova se te gjithe kemi nga pak jo-shqiptarizem!
Kur bera kete shkrim te thjeshte (nga ana intelektuale) dhe te shkurter, nuk me ra ndermend se ka ndonje Selim Hasanaj ne bote, keshtu qe nuk e kam bere per te shitur veten shqiptar perballe Selimit dhe as per te marre emer si atdhetar i flakte! Ky eshte shqetesim i imi dhe them me aq sa di me te miren per te gjithe.
Dhe mos shpif! Une nuk kam ofenduar myslimanet shqiptare (MYSLIMANET SHQIPTARE) edhe pse te jem i sinqerte, aspak i kenaqur nuk jam me menyren se si mbeti ‘’dopio 6’’ kjo fe ketu, ne mes te Evropes. Dhe duke vazhduar te jem i sinqerte, si gjithmone, them qe me vjen edhe turp kur te huajt e mesojne historine tone mbi kete fe e kete kulture teper te huaj per ish iliro-dardanet. Por kam thene: shqiptaret (nje pjese, uroj te jene sa me pak) moren fene e turkut dhe e mbrojne me fanatizmin arab dhe ky fakt nuk me gezon aspak, por me hidheron shume.
Ti si kundershtar i flakte i imi, kenaqu sepse une s’mund ta ndryshoj dot aktualitetin shqiptar, por as arab sdo behem ndonjehere. Nese sdo kete vend per mua si shqiptar ne vendin tim, kur arabizimi te arrije kulmin, largohem dhe jetoni ju tek vendi i shqiponjave me miqte tuaj nga lindja, derisa t’iu pushtoje Amerika si pjese e terrorizmit islamik.
Miqesisht dhe sinqerisht,
Iliri (emri im i vertete)
|
|
 |
 |
| TANI KE SHKRUE SI ILIR DARDANI E JO SI ILIA DAVIDOVIQ |
Selim Hasanaj | 02-02-2008, 05:26pm |
Edhepse isha betue se ma me tye zotni Ilir Dardani a kush je ti , nuk do e ndrrojë asnji fjalë megjithate ky shkrim i yti me titull"ADEM KASTRIOTI, SHQIPTARET, NAZISTET E EUROSLLAVISË DHE TURKO-ARABET" me detyron ta thejë betimin tim dhe të shkruej prap. Po i thamë ndjesë past babai im i cili kur fliste me zemer të plasun ka pas nji shprehje paksa banale dhe thoshte: " More mos mem folë goja më fletë kjo mrapa..." Unë si njeri , si shqiptarë dhe si Selim Hasanaj u fascinova nga ky shkrim në fjalë të cilin e lexova në faqen e parë të ZEMRESSHQIPTARE. Dhe per këtë të urojë dhe sinqerisht të pershendes. Por asesi nuk po mundem të besojë se këto i ka shkrue Ilir Dardani. Dhe ja pse or zotni. Para vetem tri kater ditve unë Selim Hasanaj ( per shkak të emnit dhe mbiemnit tim ti më quen turko-arab) shkrova nji artikull si reagim i asaj që gazeta Shekulli kishte shkrue per martesat e mbi 50 vajzave të rrethit të Shkodres me djemet shkije të rrethit të Rashkes dhe Sjenices dhe ti more zotni i pari dhe deri tash i vetmi reagon në shkrimin tim dhe që në repliken e parë me fjalë ofenduese, nencmuese dhe banale sa ti më quen kafshë, c`njerzor, bishë , të smut mental dhe shkon aq larg sa më quen edhe tradhtar i kombit. Ndersa tani këtu ti shkruen me fjalë bombastike dhe mundohesh ta paraqitesh veten si i vetmi analist i drejtë, si i vetmi kritik i drejtë , si i vetmi shqiptarë i mirë, si i vetmi patriot i kombit shqiptarë. Athue unë thashë dicka ma pak apo ma shumë (se ti thue tash )kunder shkive dhe shkinave shqipfolse që ua falen trupin atyne me të vetmin qellim per tua rrit natalitetin dhe per ti shfrye epshet e cmendurisë seksuale dhe shpreh urrejtjen dhe perbuzjen ndaj vetë kombit shqiptarë. Pra nese i referohem këtij shkrimit tand del se neve mendojmë njejtë dhe se ti per ofendimet banale dhe akuzat e randa nese ke vetem pak njerzi dhe kulturë ishte dasht të më kerkosh falje publikisht. Pikrisht pse unë e dija gjakun e derdhun neper shekuj, pikrisht pse unë e dija flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij, pikrisht pse unë sa herë shkojë në vendlindjen time në Istog per pushime unë shkojë së pari te varri i Shejtit Ibrahim Rugova , pastaj këthehem neper Drenas dhe shkojë në Prekaz dhe baj homazhe te varret e Jasharajve e tek pastaj shkojë te varri i babës Mustafë në fshatin tim Nengurra e Istogut dhe pikrisht se gjatë qendrimit tim në vendlindje i ndjejë akoma gjurmet e shkrumbit të shtepive të djeguna ( në mes tyne edhe shtëpia e babait tim që ka mbetë germadhë), e ndje akoma eren e gjakut të derdhun të shqiptarve nga dora vrastare serbe, pikrisht pse në fshatin tim Nengurra i shof se si rriten pa prind nen hijen e kujdesin e nanave të reja dhe sojnike dhe të gjyshit plak jetimat e vëllaznive herojë Afrim dhe Bashkim Qazim Meshi të cilet i vrau shkau, unë akoma nuk mund ta qetsojë veten nga shoku nervor kur lexova per martesat e NUSESHKINAVE. Ti zotni ato që e shiten ma të shtrejten e tyne pra trupin dhe jeten te anmiqet shekullor i mbrojshe kunder sulmeve të mia e tash spjegon se sa të poshter e anmiq i paska kombi ynë shkijet e greket. Ti pra po del kunder vetes tane me ketë shkrim në raport me ato replikat tua banale kunder meje ,ose ndoshta zotnia e jote mendon se vetem ti ke të drejtë të gjykosh, vetem ti dinë të shkruesh, vetem ti i njef anmiqet dhe të gjithë të tjeret janë demagog, janë budallenj, janë injorant etj. Unë këtu të premtojë se së shpejti do dal me nji artikull jo kunder Ilir Dardanit por kunder mendimeve tua teper të rrezikshme dhe anmiqësore kunder mbi 60% të besimtarve të fes islame që janë shqiptarë po aq sa edhe ti në mos kofshin ma shumë. Ti mue per shkak të emnit dhe mbiemnit më quen turko-arab ama or zotni po ta spjegojë se gjyshi im quhej Hajdin dhe ky kishte dy djem Mustafen që asht baba im dhe Selimin dhe këtë të fundit ja vret Miliq Krstiqi i quajtun Miliq Kerrsta që ishte vojvodë i krajlit të Serbisë me 1928 kur Selimi ishte fëmijë 9 vjetesh. Me këtë rast xhandaret e Miliqit që kishin rrethue shtepin vrasin edhe hallen time Dinoren e cila duhej të martohej vetem pas nji jave dhe ishte 18 vetshe. Per këte unë mburrem pse e kamë ketë emen dhe e mbaj me krenari anise vertet ky emen ka kuptim në gjuhet e botes islame e jo ate ma të bukuren që e flet edhe vet Zoti , gjuhen shqipe. Unë nuk kamë pse të merakosem sepse dij se babai im ishte Mustafa, gjyshi ishte Hajdini, stergjyshi ishte Mustafa, katragjyshi ishte Hasani dhe babai i këtij Hasanit ishte Gjoni. Unë do të isha merakosun sikur të quhesha Ivan, Koci, Millan, Atanas, Marko (e jo Mark), Silvana,Mirjana, Sllobodanka e Sllobodan etje etj. Të gjithë këta emna të anmiqëve të perbetuem dhe të perhershem të kombit tonë pra të sllavo-grekve. Pash zotin ose banu serioz dhe mos luej me ndjenjat e tjerve ose ik nga paraqitjet tua publike sepse nuk dij cka ka ma zi kur njeriu e pshtyn dhe pastaj e lpin sikur thotë fjala e popullit. Ti e banë këtë shumë herë zoti Ilir Dardani. Ti haptas determinon nji produkt të frytit enverostalinist sepse ne kohen e sundimit të tij edhe ju atje në Shqipninë nanë edhe neve këtej të okupuem mësuem se të vetmin dhe ma të madhin anmik populli ynë e kishte dhe e ka Turqinë dhe turqit. Unë dikur i kamë besue kësaj por me kohë jamë bind se kjo ka qen arma e pushtetit sllavo-komunist per ta largue vemendjen nga anmiku i vertet dhe i vetem serbo-malazezo-maqedono-grek dhe per ta trash pobratimllakun dhe BASHKIM-VËLLAZNIMIN me shkijet.
Nisja shkolles nga klasa e parë o Ilir burri se vertet ke nevojë.
Pa të keq ti shkrova këto fjalë në fjalinë e fundit, i mendova si këshillë vllaznore sepse edhe ti anise mund të jesh Gjergji, Gjoni, Pali, Nika, Mirashi, Marashi, Gjeloshi etj, etj ti je vëlla imi.
Me respekt Selim Hasanaj
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|