Një ujk e ca gomarë
rrinë bashkë në një hambar
rrinë bashkë në "miqësi"
në Patok në Shqipëri
...se mos vetëm në Shqipëri
kudo ku ka njerëzi
fjala vjen në Ameriqi
një tufë me buzëbardhë
e kanë zgjedh ujkun kryetar
nuk guxon ndokush të lozë
nuk guxon ndokush të pallë
sepse ujku që kanë zgjedhur
u thyen dhëmbë e dhëmballë
të shkretët ata gomarë
u shkon shurra nëpër shalë
as të ikin nuk i lënë
as të zgjohen, as të flënë
sepse pak po ngritën zënë
i shqeu ujku të tërë
se është ujk Peshkopie
rritur asaj malësie
nëpër skërrka e korie
trupmadh e fytyrzi
na shpëto o perendi
se të shkretët ne, buzëbardhë
më nuk zgjedhin ujk kryetar
sikur qielli të rroposet
edhe bota krejt të soset
veç të shpëtojmë........
Oi, oi iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
prej këtij ujk, këtij faqezi
që si gjëndet shoku tjetër
veç diku në bot të vjetër
një të tillë egersirë
s’kishim parë që jetë e mot
zot, o zot, na shpëto sot
sepse nesër, oh nesër
ujkut do ti vënë fshesën
do ti vëmë një kusht të rëndë
do ti vëmë dhe një gjobë
do ta çojmë në zologjik
tërë bota që ta shohë
e të gajaset me këtë zgjebe…
URIME PAVARËSIA
Luli
27-02-2008, 08:26pm
Me vjen shume mire qe nuk ma ke marre verejtjen me te keq. Une edhe nje here te uroj PAVARESINE QE AQ GJATE E KEMI PRITUR.
Une nuk i kam ditur emocionet e çastit kur e ke shkruar urimin.
URIME!
Çka te them tjeter
Luli
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!: