NGUSHLLIMET E MIA TË SINQERTA PER 16 VIKTIMAT E LIQENIT TË FARKES
Selim Hasanaj
10-03-2008, 11:41am
Familjarve dhe të afëmve të viktimave të kësaj tragjedie , në emer të familjes Hasanaj nga Norvegjia, Lubozhda e Istogut, Gjermania dhe Franca ju shprehi ngushllimet ma të sinqerta.
Të dashurit e juv këtë fat e paskan pas nga Zoti dhe ju mbahuni e bahuni të fortë. Zoti past mëshirë per shpirtrat e tyre.
Shpresojë të jetë tragjedia e fundit që popullit shqiptar i ndodhë , sepse para plot 4 viteve edhe në fshatin Llozhan të Pejës në familjen Hoxha i zuri dhe i mbyti dheu i nji kanali që kishin qelë 5 burra të kësaj familjeje dhe mbeten 23 fëmijë jetim . Kjo pat ndodhë nga pakujdesia andaj shpresoj që të jemi mbushur mend dhe kurr ma mos të na ndodhin raste tragjike si këto.
Selim Hasanaj
ZI!
Ilir Dardani
06-03-2008, 11:43pm
Ata ishin gjalle
nuk jane me.
Ngushellimet e mia me te sinqerta. Tragjedia ska si te perjetohet, pervec me dhimbje.
Qofshin prane zotit
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!: