E hene, 01-12-2008, 04:50pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Ndue Ukaj: Kosova larg Konferencës Islamike

Pajtohem me Ndue Ukaj
loniloni@gmail.com Loni16-03-2008, 09:16am

Ky shkrim eshte nje e vertet e thelle, per te cilen duhet gjith t'kemi kujtes. Shqiptaria kurr nuk ka nevoj per boten islame, me te mund te kete marredhenie te natyrshme, por assesi maredhenie tjera. Ata popuj qe jetojne ne errsin e primitivizem nuk mundet fare me na ndihmuar ne, shikoni cfare pasoja ka marr Shqiperia nga ato vende. Ato shtete s'din tjeter perpos te ndertojne xhami, e ne kemi nevoje per shkolla, rruge, ushqim dhe kete gjithmone e ka ba perendimi, sidomos ne Kosoven e pas luftes, kam degju se shtetet arabe vetem xhami kane ndertu. Une si kuptoj keta njerez pse dalin kunder Ndue Ukajt kur ai shpreh nje realitet te dhimbshem, nga i cili duhet te ruhemi per te miren e se ardhmes sone e cila tash duket se eshte pak ne rruge me te mira.
Nuk ka asnje lloj arsye qe shqiptaret te shohin me afer nje Arab si nje Italian, Greke, Frances. Kultura jone qe eshte e shkrume prej klerit katolik kryesisht eshte pjesa me madhe e idenitetit shqiptar, pa te cilin ne s'do kishim sot komb, ndoshta do ishim si muslimanet e bosnjes.
E gjithe bota e di se cka perfaqeson islami ne bote sot, pervec aspekte negative, dhune, tmerr, vrasje. Kjo nuk doethene qe feja lejon, por kjo bote tani eshte krejt e humbur, s'ka orientim, prandaj ne duhet t'i mbajme duart larg nga keto akte.
Arsyet pse shqiptaret jane shumie islame askush nuk i mohon. Por shqiptaret kane nje kulture dhe idenitet kristian, kete e thone gjithe dijetaret shqipar, prandaj duhet patun kujdes me keto shifra, sepse vlerat ne fund te fundit nuk maten me shifra.
shqiptaria duhet perfudnimisht t'i thote stop mentalitetit dhe kultures orientale, kultures sllave dhe te rikthhet ne rrenjet e idenitit shqiptar, aty ku eshte nje univers i pafundem i vlerave.
Nese mohojme veten, e kemi veshtire te shohim te ardhmen.

Loni 


asgjë
xxxxx@hotmail.com Shpetim15-03-2008, 04:06pm

Shkrimet e N. Ukaj, qëkur ka filluar të merret me politikë,
pa marrë parasysh temën që shtjellon, nuk kalojnë pa u
ndërlidhur me Perandorinë Osmane, turqit, arabët dhe Fenë Islame, gjithmonë në kontekst negativ. Pra, nuk ka shkrim në të cilin ai nuk e zbrazë urrejtjen e tij djallëzore ndoj çdo gjëje islame, siç bën edhe në këtë shkrim shumë provokativ, aspak analitik, dhe i mbushur plotë me racizëm dhe narcizoizëm, mbase edhe fashizëm i tij ndaj botës islame dhe arabe...!?
Po t'i kishte dy kokërra mend, nuk do shkretonte në këtë stil prej urejtësit të kulturës turke dhe islame, (thua se në botë ka vetëm një kulturë, vetëm ajo e krishterë), dhe kjo tregon se i shkreti nuk ka mësuar asgjë as nga Krishterimi i tij, sepse po t'iu përmbahej mësimeve dhe porosive të Isusit (a.s.), nuk do të kishte akumuluar kaq shumë mëri dhe zili brenda vetës ndaj, po ashtu një feje qiellore, siç është edhe Islami. Dhe, për të qenë ky mjerim i tij shpirtëror edhe më tragjik, shih marrinë e tij iu bën thirrje publike (që disa herë) politikanëve shqiptarë, më parë atyre të Shqipërisë, e tash edhe këtyre të Kosovës, që të largohen nga Konfereca Islamike, duke shfaqur kështu injorancën e tij poltike të tipit më primitiv, ngase nuk donë që shqiptarët të përfitojnë asgjë nga marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike me Lindjen e Afërt dhe të Mesme, sa që shtrohet pyetja; a thua nga i vije N. U. i gjithë ky inspirim i së keqës, mbase mizerabël dhe i pa shembullt për një prift dhe njeri që vetën e konsideron të edukuar sipas porosive të Krishtit...!?
Ndërsa, bashkëmendimtarëve të tij tij si ky farë S. Hasanaj, I. Dardani, e shumë "dardana" tjerë, iu themi, mos u bëni pjesë e shpirtit racist (antiislam) të N. Ukajt, sepse më i "keq është shtisi se bërësi", ore ju ngatërrestarë të kombit"
Sh. K. 


RUEJ O ZOT TROJET SHQIPTARE NGA SHQIPFOLSAT TRADHTARË DHE INJORANT
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj15-03-2008, 11:14am

I NDERUEMI DHE I RESPEKTUEMI NDUE UKAJ
Unë kur lexova shkrimin tand per shkuemjen e Enver Hoxhaj në Konferencen Islamike nuk munda të besojë syve të mijë se cka po lexojë. Në nji anë ishte kjo dilemë e në anen tjeter ishte bindja ime se zotni Ndue Ukaj ate që e shkruen e shkruen me të dreje dhe shumë mirë e analizon vetë para se ta bajë publike , punë kjo e jotja intelektuale të cilen e kamë vrejtë gjithmonë kur lexojë shkrimet tua. Nuk do flas shumë rrethë artikullit tand, sepse ai asht i mrekullueshem dhe shumë i qelluem. Asht kambanë që fatkeqësishtë po bie per veshet e shurdhet , sepse shqiptaret janë cmendë, e besa kur po këthej kujtesen historike per të kaluemen tonë pak mbrapa unë po bindem se neve gjithmonë ishim pas kanë të CMENDUN. Unë do flasë pak per taksiratin që na gjeti me marrjen e pushtetit nga bandat mafioze në Dardani. Askund në botë nuk do ndodhte kjo që ndodhi me neve. Po fillojë me radhë. Ky far sakat profesori që tash na u ba edhe minister , pra Enver Hoxhaj nuk mundi ti fitojë zgjedhjet në mahallë të veten por shefi i tij per ndegjueshmeni po si qeni per të zotin e shperbleu me post ministri. Në vend që ta ndeshkojë. Gjithkund në tanë boten do të ndodhte kjo e dyta që e thash e jo avancimi. Vetem te neve avancohen humbësit. Si ky Enver Hoxhaj në Qeverinë e Kosovës ka edhe shumë raste që u banë ministra si "NDESHKIM" per humbjen e zgjedhjeve. Bile vetë zavendës kryeministri që i shkon mas shefit të vetë Hashimit po si tishte truproje e tij njifar Profesori edhe ky, pra Hajredin Pasha- Kuqi në garat per Prefekt në Pejë - kupto në mahallen e vetë zuri vendin e pestë. Dhe mu per këtë zoti Ndue nuk ashtë qudi se Kosova veq u ba pjesë e Konferences Islamike. Ja pafshin hajrin ata që shkelen gjakun që derisa ai gjak u derdhë neper trojet e Dardanisë ata vetë kanë shfrye k... neper hotelet ma luksoze dhe mbi atë gjak kanë marr poste e edhe grada Gjeneralash anise nuk kanë pas as shkollat fillore si duhet të kryeme. Po ti kishte ba i Shejti Ibrahim Rugova vetem nji perqind potezat e Hashimit kishin me e var publikisht. Ky tutmak populli e ka perkrah njiherë Hashimin dhe pajtashet e tij vetem per inati të Rugoves dhe tash don me tregue se shqiptari nuk then "BESEN" dhe nuk i shef potezat antikombtarë, anti demokratik, dhe anti shtetsi e mvetsi e Kosovës të Hashimit dhe "PROFESORVE" të tij që i shkojnë mbrapa si zagaret gjuetarit. Edhe shkuemja e si po duket kusherinit të trimit të rinisë së Titos Rexhep Hoxhaj , pra Enver Hoxhaj dhe atij far Qallakut në Konferencen Islamike ashtë tradhti , ashtë thyemje bese, ashtë deshmi per mashtrim, ashtë jofalenderuese, ashtë injorancë dhe deshmi e trunit të thatë të atyne që ishte dasht ta ken trunin e menqem dhe të jenë vigjilent në cdo potez sepse po jetojmë në kohen shumë delikate dhe të rrezikshme , dhe nese nuk dijmë ose nese gabojmë vetem pak mund të mbesim me gishta në gojë ashtu sikur mbetem gjithmonë gjatë historisë deri në ditet e sotme. Dhe unë haptas e them se kjo na ka ndodhë pikrisht pse na kanë mungue njerzit e menqem Edhe nese ka dalë tek tuk ndonji neve e kemi vrae vetë e kur jemi dalë në postin e tij shqiptarinë e ka marr pusi dhe drini.
Unë marova tue shkrue, shkruen edhe ti zoti Ndue, shkruejn edhe shumë patriot të vertetë por shqipfolsat nuk po ndalen. Unë po e perfundojë këtë shkrim me ketë thanje: TË MALLKUEM QOFSHIN PER JETË TË JETNAVE TË GJITHË ATA QË SHKOJNË RRUGES SË GABUEME ME QELLIME TE PERFITIMIT PER VETEN E VETË DHE RRETHIT E SOJIT TË VETË. Kjo po na ndodhe¨dhe kjo asht fatkeqësia e jonë.
Sherrin ja pafshin shteteve islamike dhe kultures së tyne afroaziatike ata që na e imponojnë edhe në mënyrë institucionale këtë maskarallak. Po ku po na duhet neve a na pranojnë ato a jo. Jua garantojë edhe kapabandes Hashim Thaqi edhe lakejve të tij ministra se shtetet islamike do na pranojnë Kosovën shtet atëherë kur ate e pranojnë Rusia dhe Serbia. Kurrsei jo ma para.
Selim Hasanaj 


ilir dardani
nor_bani@hotmail.com nor_bani@hotmail.com15-03-2008, 12:31am

me gjithe respektin si per ty ilir ashtu edhe per ty Ndue Ukaj qe i takoni fese krishter,me vjen keqe qe paskit nje shkurtpamsi intelektuale dhe mangsi ne njohje globale
ne trojet shqiptare musliman ka pasure edhe para se te vije turku siq kishte edhe krishter para se te vije roma me kryqzaten e famshme siqe edhe skenderbeu luftoi kunder osmonve ndersa thikat ia nguli papa i vatikanit
pore shikone pake realitetin ne trojete shqiptare jetoni 80% musliman kshtu qe mose futni perqarje
SHBA-ja ka mardhanje shume te mira me arabine saudite ku 3 trilion dollar te arabise saudite gjinden ne bankate e SHBAs e spo flase se po ia nali naften 1 jave SHBAs kaose bahet
shikoni gjerate nga nje prizem tjeter po qe se jeni pro sllave atehere ne rregulle po si nje shtete i ri ne deshiroim qe te njifemi me te gjithe dhe te na njohin dhe te kemi bashkpunim politik ekonomik kulturor sportive me te gjithe
mose beni perqarje ne populline ton
se si na ka lane vente turku qe po thu ti ilire ashtu na ka lane fen roma kshtu qe ana fetare eshte ndryshe eshte qeshtje shpirtrore eshte mire te kini njohure per fen e juaj se pari tane te te tjerve
me gjithe respekt ju pershendes

ps. mos u beni perqares

musliman e krishter kemi te ren ne luften shekullore per liri e pavarsi kshtu qe mose u beni adhurues te kryqzatave , 


Nuk e kuptoj lajthitjen e shqiptareve!?!
ilirdardani@hotmail.com Ilir Dardani13-03-2008, 08:09pm

...dhe jemi nje komb qe shquhemi per ''pirje ne dy nena''!!!
Lereni mendjen boshe dhe beni nje furnizim truror se ne nuk mund t'ja dredhim askujt, jemi me te humburit, por kerkojme qe ta cojme veten akoma me poshte!

Nuk e kuptoni qe ne nuk kemi vend ne konferenca te tilla?!!!
Une nuk jam islamik dhe pjesemarrja e Kosoves atje me shkel mua dhe shumicen e shqiptareve!

Islam= Paqe,
i mbyti paqja vendet islamike!
Jeni ne terezi!

Thaci nuk duhet te beje gabimin e idjotit Sali Berisha. Gjithe diten EVROPE, kurse kur ra nata, gjithe djallezi na futi ne ate konference famekeqe!

Erdhi turku, na vrau, na dha edhe fene e tij, tani ne do ndermjetesojme lindjen me perendimin!

JINI NJEREZ!

Duajeni veten dhe mos u verboni nga feja. Ne mund te jemi myslimane, por vetem kaq. Konferenca (fetare) islamike nuk na duhet. 


koment
anit_n@yahoo.com arianit13-03-2008, 10:27am

O Ndue a e ke ni ate fjalen "Qingji i bute i thith dy nana". Edhe na shqiptaret nuk asht keq me u lidhe ne te dy anet. Vende edhe me te perparueme perendimore se na kane kontakte e mardhenie me shtetet islamike. Keshtu qe tu kisha lut mo me e temtizu pjesmarrjen e Kosoves ne Konferencen islamike. Shyqyr zotit qe mujna me marre pjese se na duhet edhe njohja e tyre. Tek e fundit edhe ato numrohen si shtete ne OKB. Mandej eshte faktum se shumica e popullsise shqiptare jane te besimit islam dhe skemi per qka me u fsheh ashtu siq ndihemi mjaft te pasuruar se kemi edhe shqiptare te besimit te krishter. Te dy keto besime ndoshta kemi mundesi me i shfrytezue per mire dhe me sherbye si shembull edhe per kombet tjera.
Pastaj nuk kemi nevoj me u paraqit "me katolik se papa"

mire mbetshi
 


koment
sh.kaba@hotmail.com presheva12-03-2008, 10:18pm

I nderuari Ndue per çdo rrespekt qe jeni shqiptarë por mjerisht frigacak, se pjesmarrja e Kosoves ne Konferencen islamike nuk do te thot se jemi kunder demokracise apo kunder euro amerikanizmit. Ti i nderuar shum mire e din se SHBAja dhe Europa e dijne mire se pjesa dermuese e kesaj popullate i perkasin islamit, te vjen tye mire apo jo, ky eshte realiteti. Per mua si musliman eshte krejt normale nese nje shqiptare i krishtere ortodokse hyne ne te njejten kishe dhe i luten Zotit bashke me nje serb apo sllav tjeter. Por nuk asht normale per ata shqiptare qe i marrin bijat e veta shqiptare te pastra si askund ne bote nga Malsia e Shkodres dhe i dergojne neper viset malore te Serbise per te i martuar me ata serb para militare qe ishin gjat gjith luftrave qe ishin zhvilluar ne ish Jugosllavine e sidomos po ata paramilitare qe sa e sa masakra kishin bere ne Kosove e tash si per denim po na behen dhondure. I nderuari nderuari Ndue kjo eshte per te ardhur keq, se te kesh mardhanje me shtetet Konferences Islamike eshte krejt normale sepse ne nje te ardhme shum te afert dhashte Zoti Shqiperia me kufijt e saje natyral do te jet ure lidhese ne mes shteteve te Konferences Islamike dhe Amerikes me Europen. Edhe njiher po te lutem i nderuari Ndue mos U frigo, se vet fjala ISLAM don te thot PAQE, e Konferenca Islamike don me thene KONFERENCA PAQESORE.  



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]