Tri herë e lexova dhe ate me vemendje shkrimin tand me titull " JU TREGOJ SKUTAT E KADARESË ". Shkrim fantastik, i mrekullueshem, shkrim per të cilin moti populli shqiptarë kishte nevojë. Kishe ba mirë ta botoje edhe neper gazeta si në Shqipni ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Po a ka ma cmenduni se sa kur D. Agolli , nji Enver Hoxhë i gjallë shkruen dhe shkrimet e tij vlersohen dhe lexohen ndersa penda e letrave botnore emblema e kohës moderne e popullit shqiptarë satanizohet, dhe këtë e bajnë ashtu sikur thoni ju z. Roland Gjoza pikrisht ata që nuk e lexojnë Kadaren. Nuk po e zgjas por deshta per lexuesin të tregoj se kur jetoja në Lublanë të Slovenisë dhe ishte viti 1972-1973 kur u tregoja studentve slloven se jamë nga Kosova , ata më thoshin; a po atje nga jugu , nga Maqedonia, por kur unë u thoja , jo more unë jamë shqiptarë- ALBANEC ( në gjuhen sllovene ) atëherë më pergjigjeshin po pse nuk po tregon se je i popullit të Ismail Kadares. Unë them lum neve që e kemi Ismail Kadaren dhe mjer ata që e shajnë pa e lexue dhe pa e njoft fare. Jemi popull i quditshem neve. Njerzve të mëdhenjë u marrim mëni dhe kunder të tillve kurr nuk na sosen bagazhet e shpifjeve. Pershendetje të perzemerta zoti Roland Gjoza.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!: