» Intervistë ekskluzive me shkrimtarin Lazër Stani
 |
| Shen Lazeri! |
Faruk Myrtaj | 10-01-2008, 09:06pm |
Eshte e vertete se Njeriun e Dosjes dhe Margaritaret, Lazeri i ka shkruar perpara vete-renies se vitit '90! Jam deshmitar okular, sic thuhet!
Eshte padyshim tregimtar i vecante, me nje fraze shume elokuente dhe gjithnje nen peshe mendimi e idesh. Lazri ka pasur fat edhe si lexues (perpara se te shfaqej shkrimtar): ka lexuar shume letersi te huaj te zgjedhur, dhe ka lexuarfare pak te llojit shqiptar te realizmit socialist!
Sipas meje, si njohes dhe si mik i Lazer Stanit, aresye e pare e berjes se tij shkrimtar eshte vendlindja, njerezit dhe mjediset atje, rrefenjat e legjendat e degjuara, pazakonshmeria e jeteve te pastra ne malci ne krahasim me ato te qytetit si vend me shume pelhra; personazhet e Lazrit me shtyse prej atyre te vendlindjes,jane tere shend e jete, tere ironi e mencuri, por edhe e pranojne njeriun sic eshte, me te mirat e te ligat e tij. Kete s'e pranoi kurre realizmi soc.
Ka aftesi te pazakonshme perfytyrimi, e cila, per shkak te femijerise ne trojet ku u mekembe edhe Camaj, ben qe ta shnderroj lehte kulturen dhe leximet, ne shendet te mire krijuesi.
Nuk dyshoj tek vazhdimesia e suksesit te Lazerit,
faruk myrtaj
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|