» Mexhid Yvejsi: Muaji i Ramazanit - Muaji i Kur'anit
 |
| Le te shikojme çka na bashkon! |
Paul Tedeschini | 26-08-2008, 03:21pm |
Zotni Mexhid Yvejsi!
Keni ba shume mire qe e keni ba kete shkrim. Jo vetem te moshuemit, por sidomos te rijt kan nevoje te kethehen pak nga rruga e Zotit, sepse kjo rruge te drejton nga e mara. Keto qe keni shkrue ju me pelqejne pa dallue asnji rresht.
Asht e nevojshme qe me rastin e Ramazanit kleri musliman te theksoje ne xhami sidomos keto rreshta qe ju keni citue:
“...Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa, kur rritet shpresa, kur lartësohet besa, Atëherë pa dyshim shtohet dashuria; dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi…..".
“Dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi” don me thane dashuria pa dallim besimi, gja per te cilen sot ma shume se kurr kan nevoje shqiptart e Kosoves.
Gjate muejit te Ramazanit kleri musliman duhet te perfitoje tu theksoje me te madhe besimtarve te vet se besimi i katolikve kosovar ndaj Krishtit asht besimi ndaj hazretit Isa, te derguemit te Zotit, qe nderohet ne Kur’an, te birirt te Maries (Mejremes) grues te nderueme mbi te gjitha grate, ashtu siç thuhet ne Bibel dhe Kur’an.
Une lexoj here mbas heret Kur’an-in. Duhet ta dijne besimtart musliman kosovar se besimi musliman ka shume gjana te perbashketa me besimin e vllazenve te gjakut shqiptar, te vllazenve katolik kosovar. Simbas mendimit tem kjo asht qofte detyre fetare, qofte edhe detyre patriotike. Kjo gja kontribuon ne unitetin e kosovarve dhe forcimin e tyne. Njerzit vullnet-mire nuk duhet te shikojne çka i dallon, por ate çka i bashkon.
Kalofshi nji muej te mire te Ramazanit dhe ju ndihmofte.
Paul Tedeschini
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|