» Isuf Dedushaj, Avdyl Krasniqi: Me rastin e njëvjetorit të vdekjes se Akademik Musa Haxhiut
 |
| Qoftë i përjetshëm kujtimi ynë për Prof. dr. Musa Haxhiun |
Sh. Rugova | 04-10-2008, 02:51pm |
Prof. dr. Musa Haxhiu ishte dhe do mbetet legjndë e shkencës shqiptare. A ka më turp të madh për inteligjencienë shqiptare që imri i tij sot nuk figuron mbi dyert e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës? Universiteti i Prishtinës duhet të emërohet me emrin e tij, sepse vetëm kështu do ta përjetësojmë kujtimin tonë dhe të gjenerateve që vijnë për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar. Vetëm kështu Prof. Musa Haxhiut do t'ia kthejmë pak borq që kemi ndaj tij. Mjerisht ai vdiq në moshë të re, pa i parë rezultatet e punës së tij shkencore në Kosovën e pavarur për të cilën punoi gjatë tërë jetës së tij.
Koha është që figurat e kalibrit të lartë njerëzor dhe shkencor siç ishte Prof. dr. Musa Haxhiu t'i nderojmë bile për së vdekuri, sepse derisa ishte gjallë nuk bëmë asgjë për këtë vigan të arsimit dhe shkencës shqiptare.
Ndërsa, Prof. dr. Ismail Dreshaj i bëj thirrje që të kthehet në Kosovë dhe vazhdojë punën në UP, se tashmë Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur. Sepse Ismajli është një gjeni prej shkencëtari i cili i duhet atdheut sot më shumë se kurrë. Pra, është koha që truri i shkencës shqiptare t'i këthehet origjinës, vendit ku kanë le, e ku janë rritur dhe ku janë pre. Kosova po ju thërret, a po e dëgjoni zërin e saj, o ju bijtë më të mirë të saj?!
Sh. Rugova
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|