|
|
|
» Alma Papamihali: Nga jam...
 |
| NGA JAM |
shaban cakolli | 05-10-2008, 04:32pm |
Poetja Alma Papamihali,është ndër poetet e cila të shtynë të e lexosh me ëndje,për të e njohur botën e saj poetike.Ajo përmes vargut me vlerë arrinë të prekë dhembjet dhe gëzimet shqiptare,mallin e mërgimtarit dhe vitet e tyre larg vendlindjes që te shumëkush nga ne kanë lënë gjurmë.Vargjet e saja pasqyrojnë mall,dashuri dhe nostalgji.Me vargjet e saja ajo arrin të mbajë zgjuar çdo dashamirë të fjalës së shkruar,thyan heshtjen dhe zgjon ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe kombin.Ekam lexuar znj.Alma këtu në Zemër Shqiptare,kam lexuar artikuj dhe poezi të saj,një përmbledhje të begatshme të saj"NËN TINGUJT E NATËS"dhe vargjet e saja më kan bërë të kuptoj se poezia është pjesë e pandarë e qënies së saj.Nuk kam
çka të shtoj këtu më tepër për këtë poete të shkëlqyar,nga se vargjet e saja flasin më shumë.Përgëzime znj.Alma,na shkruaj më shpesh poezi të këtij lloji këtu,duket qartë se lexuesi ynë din të dalloi poezinë e vlerës.
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|