E marte, 02-12-2008, 06:06am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Halil Xani: Sylë Ademi-Açareva - Ai ishte i penës dhe i pushkës

Portretin e Sylës e bëri Gazmend Hamiti
halilxani1@hotmail.com Halil Xani06-10-2008, 05:48pm

E kam me borxh të kërkoj falje pse me kohë nuk u tregova lexuesve të Zemrës... se ky portret i Sylës është bërë mrekullueshëm nga piktori i ri drenicas z. Gazmend Hamiti.
I lumtë dora e brusha gazmendit. 


TE LUMTË ? HALIL XANI !
agim47@hotmail.com agim Gashi06-10-2008, 07:43am

KUR VDEKJA KORITET...

(Poetit dhe luftëtarit Sylë Ademi - Açareva)

Eu Sylë Ademi, Sylë Açareva
kur t'njoha për herë t'parë,
një burrë-djalë ambicioz -
me mendje e zemër shqiptar!

Eu Sylë Ademi, Sylë Açareva
s'kisha gabuar, e kuptova ,
ti ishe ngjitur malit me armë
kur t'kishte thirrë - Kosova!

Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
burr i dheut - gjithmonë n'ball ,
kundër shkaut të shkinës
edhe me pushkë edhe me fjalë.

Eu Sylë Ademi, Sylë Açareva
vullkan i gjallë qe s'ndalej,
pak kush te kuptoj or mik
- me ty edhe jeta tallej!

Eu Sylë Ademi, Sylë Açareva
me ty edhe vdekja u korit,
ajo ta mori trupin or vëlla
po shpirti t'jeton n'vargje përditë....

19 dhjetor 2007 Francë

E fillova komentin tim me këtë poezi shkruar në momentin kur lajmin per vdekjen e tij ma komunikoi mu prezentusi poeti dhe miku yn i shtrenjët - Halil Xani.
Prezentimet e tij kohëve te fundit qe po i bën në "Zemrën shqiptare" vërtetë jo vetëm nga shkalla e lartë e përgatitjës qe ua ben por edhe si personalitete dhe krijues e meritojnë një lëvdatë dhe jo vetëm prezentuasit Halil Xani , por besoj qe edhe vetë kësaj faqeja i bejnë nder.
Poeti dhe Miku i ynë Syl Açareva ishte një njeri i kompletuar në të gjitha dimenzionet , edhe si intelektual edhe si mjeshtër i armës kur e kërkoj nevoja .por mbi te gjitha si Njeri Ai për shumë vite përhapi atëdhe dashurin tek shumë gjenerata duke i mësuar qe atëdheun nuk mjaftonë ta duash vetëm me zemer por nëse është nevoja edhe te flijohesh për te.Sylë Açareva , kur Drenica po digjej nuk ndejti duarkryq , por ngjeshi armët dhe iu bashkua bijve ma te devotshem te atëdheut,duke mos lenë për asnjë qast vargun e tij qe aq shum që e deshti.
Po te lexohet me kujdes vargu i tij , te jep më kuptu se krijuesi Sylë Açareva ishte një njeri i ashpër,përkundrazi ne bisede me te ka qen shumë i qet por ështe e vërtetë se zemren dhe shpirtin i ka pas vullkanë.
Dhe e till ka mbet krijimtaria e ti vullkan i pashuar.
Edhe një herë te faleminderit mik i dashur Halil Xani qe e "ngjalle " Sylë Ademin dhe unë u kënaqa duke biseduar me vargjun e tij.
Kurse Ty miku im , Sylë Ademi- Açareva , te qoftë i lehtë dheu i Kosovë.

Me nderime Agim GASHI, Francë 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]