» Fehmi Rexhepi: Në tehun e sulmeve të mercenarëve, kuislingëve e spiunëve
 |
| Pajtohem pjesrisht Profesor Rxhepi |
Selim Hasanaj | 06-10-2008, 07:19pm |
E lexova me kujdes shkrimin tand dhe ju jap të drejtë vetem në ato që i shkruen per BatonHaxhiun dhe Shkelzen Maliqin, pra per personalitetin e tyne. Per këto unë ju pergëzojë.
Mirpo unë , e besojë se bashk me mue edhe 99% e shqiptarve nuk pajtohen me lavdatat që juve i bani, per Institutin e Historisë, ate Albanologjik e besa edhe per ASHAK-Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës. Zoti Profesor Rexhepi nuk asht vendi këtu të bajë replikë me juve,por haptas ua thamë se nese i marrim veprat dhe shkrimet e pergjithshme në periudhen 1950-2008 të këtyne institucioneve dhe ato i krahasojmë me punen e fqinjve tanë grabitqar do del se ma shumë kane shkrue dhe ma shumë kanë ba per ta paraqitë Kosoven serbe dy tre gazetar serb se krejt juve historianet dhe shkenctaret e Kosovës per ta mbrojtë atë si tokë shqiptare. Nuk e dij se si nuk po ju bie ndermend se shumë nga koleget t uaj "shkenctar" nuk i plotsojnë as kriteret elementare per titujt Akedemik që ata tue ja dhanë me dekada njani tjetrt i mbajnë. Shembull: cfar Akademiku dhe Dr. Prof. asht Rexhep Qosja i cili pos gjuhes së babës-shkinishten dhe asaj të nanës shqipen nuk din asnji tjeter. Kamë njoft nji koleg tuaj me të cilin nji kohë ishim azilkerkues në të njejtin qytet diku në Skandinavi( nuk po e permend me emen) dhe aty në strehimore refugjatesh kishim edhe nji puntor që kujdesej per mirmbajtjen e strehimores që quhej Bertil dhe ishte vendas. Ky i fliste pesë gjuhë e nëmes tyne edhe turqishten. Kur ndegjojë se aty asht edhe nji doktor i shkencave u interesue të dij se cili asht ai. Kur unë e prezantova Profesorin , Bertili vetem qeshi dhe tha se kishte dasht ta dijë se cili qenka ai vend që njerzve të tillë po ju jipka tituj Dr. e Prof. Le të më falin disa, të cilet vertetë kanë ba shumë si p.sh. Akademik Mark Krasniqi, Prof. Zekerija Cana, Akademik Gazmend Zajmi, Prof. Skender Rizaj, e edhe ndonji tjeter ( ata të Shqipnisë nuk po i perziej këtu sado që as ata nuk janë ma të mirë se këta të Dardansë) por pjesa dermuese e Prof. dhe Dr. shqiptar as në gjuhen shqipe nuk kanë shkrue vepra me të cilat neve mund të mburremi .Sa per shkrime dhe vepra në gjuhë tjera ato nuk egzistojnë fare. Andaj zoti Profesor mos u lavdo se nuk ke me cka i mbron ato që i thue. Ndersa per ndertesen e Institutit të Historisë ke të drejtë dhe unë urojë që tani në shtetin tonë të lirë dhe të mvetsishem të gjitha institutet dhe institucionet tjera ti ken objektet e veta ku do të punohet dhe nga ku do dalin vepra me vlera kombëtare dhe nderkombëtare. Deri sot jemi me dekada mbrapa anmiqve dhe komshive tanë. Superioriteti i tyne dhe inferoriteti jonë asht deshmue shumë herë. Asht kjo e dhimshme të thuhet por asht realitet.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|