» DHE IKËN SHËNGJERQKAT ME KËNGËN NË GOJË
 |
| Kultivimi i traditës poetike |
Adem Berisha | 21-05-2008, 10:39am |
I nderuari z. Gëzim Ajgeraj,
lexova poezinë tuaj "Dhe ikën shëngjerqkat me këngën në gojë". Të përgëzoj për këtë poezi si edhe poezitë tjera dhe të uroj suksese përmanente ne të ardhmën. Poezia më pelqu mjaft dhe nuk dij se çka do t'i kisha shtuar apo hequr Dmth, është shkruar dhe përshkruar në mënyren më të mirë të mundshme kremtimi tradicional i 6 majit i njohur si Dita e shën Gjergjit, veçanërisht nga ana e vajzave të Vërrinit. Në këtë poezi më pelqen gjithëçka : gjuha, vargu, përputhja e vargjeve - rima, muzikaliteti, qartësia, lehtësia për ta kuptuar dhe interpretuar në mënyrë unike nga gjithë lexuesit e shumë çka tjetër. Kjo më përkujton stilin e të shkruarit te të pavdekshmëve poetë të Rilindjës tonë kombtare qe për mua është vlerë mbi vlera të artit letrar shqiptar. Nuk besoj se poezia e ashtuquajtur moderne apo edhe siç po e quanin ndryshe, proza poetike, qe të zëvendësojë krijimet e vigajve të letërsisë sonë kombtare të periudhës së Rilindjës kombtare dhe as që mund të kënaqë lexuesin, recituesin, veshin e dëgjuesit siç ndodhë me poezitë e këtij stili te të shkruarit, stilit të rilindasëve.
Unë të uroj sukse ne të ardhmen dhe do të deshiroja të kem në dorë më shumë shkrime nga ti pavarësissht se nuk njifemi.
Me respekt nga xhaxhi Adem Berisha, Rahovec
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|