|
|
|
» Alma Papamihali: Premtime boshe nepermjet emaileve
 |
| Ishte thjesht sqarim |
Alma | 14-11-2008, 01:55pm |
Te nderuar bashkeatdhetare z. Hasanaj, z. Berisha, z. Krasniqi, z. Mani dhe ju zonja Lira.
Ky shkrim i shkurter nuk kishte aspak si qellim per te gjetur pikenisjen e ketij emaili. Sic e thash ju jam drejtuarve miqve te mi, sepse i njejti email me ka ardhur dhe vazhdon te qarkulloje nga te gjithe.
Asnje nga ne nuk eshte fajtor... dhe fajtor nuk ka, sepse ky email ka vite qe qarkullon, madje mes nesh paska ardhur me shume vonese.
Qellimi ishte vetem te informojme njeri - tjetrin, kur eshte e mundur dicka e tille dhe mos ju falim minuta te kota, dikujt qe mund ti shperdoroje, apo t´i perdore per qellimet e veta reklamuese, emailat tane.
Me respekte dhe pershendetje miqesore per ju
Alma Papamihali
|
|
 |
 |
| Mashtrime në dëm të popullit |
Demir KRASNIQI | 13-11-2008, 12:20am |
Motër e nderuar, Alma!
Vërtetë, Ju, keni prekur një virus nga i cili jemi duke pësuar të gjithë ne populli! Mashtrimeve, grackave dhe reklamimeve gënjeshtare jemi kah iu bëjmë ballë për çdo ditë, në mënyrat më perfide! Nuk janë të rralla firmat të cilat në vijimësi shqetësojnë familjet edhe përmes telefonatave, duke kërkuar me çdo kusht, që të ju shkojnë njerëzve edhe nëpër familje, për t' ua mjegullosur mendjen! Ajo që është edhe më brengosëse - reklamime të këtilla legalizohen edhe përmes programeve televizive, pa u verifikuar dhe penguar nga askush?!
Me respekt dhe nderime:Demir KRASNIQI - GJILAN
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|