Isuf Bajrami
NDARJA E KOSOVËS – LUFTË E RE NË BALLKAN
Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon i ka hapur rrugë legjitimimit ndërkombëtar të ndarjes së Kosovës,me vetë faktin se gjatë përpilimit të raportit për rikonfigurimin e UNMIK-ut,ka marrë për bazë edhe planin gjashtë pikësh serb për ndarjen funksionale të Kosovës. Krijimi i realiteteve të reja dhe të veçanta juridike në hapësirat me shumicë serbe,të parapara nga Ban Ki-Moon ,respektivisht pretendimi për krijimin e një “minishteti” brenda shtetit të Kosovës,nuk është asgjë tjetër veçse tendencë e hapur për funksionalizimin e ndarjes.
STRUKTURAT PARALELE NË ANAMORAVË
Serbët lokalë të Anamoravës,në komunat Gjilan,Kamenicë,Novobërdë dhe Viti kanë konstituuar kuvendet komunale serbe,struktura paralele përkundër atyre ekzistuese. Këto struktura serbe kanë dalë nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të Serbisë të mbajtura më 11 Maj.
Pushteti lokal serb në Anamoravë ka dalë nga koalicionet e partive të Sheshelit, Koshtunicës dhe Milosheviqit (SRS-DSS dhe SPS).
Strukturat lokale serbe në katër komunat e Anamoravës janë konstituuar midis 10-18 qershorit. Derisa serbët kanë thënë se formimi i këtyre kuvendeve komunale është shprehje e realitetit të krijuar në terren,pasi në Kosovë ,sipas tyre,”kishte vetëm institucione njënacionale, tani Kosova ka realitetin e vet – institucionet dyetnike”.”Kosova tashmë është një vend i ndarë në aspektin institucional,funksional dhe territorial, dhe kjo duhet t’u thuhet qytetarëve,pasi ata e kanë parë këtë gjendje,por institucionet po improvizojnë para qytetarëve”.
GJILAN
Kuvendi Komunal Serb në Gjilan - i ka 35 këshilltarë,ndërsa Kryetar i Kuvendit komunal është zgjedhur Milorad Todoroviq ( DSS.),me profesion Specialist i Pediatrisë.
Kryetar i Komunës serbe në Gjilan është zgjedhur Pera Aksiq (SRS), Zëvendëskryetar është zgjedhur Radovan Deniq (DSS) .
Delegat për “Kuvendin Krahinor të Kosovës” ,janë zgjedhur Vlastimir Stajiq (SRS),dhe Lubisha Stanojkoviq (DSS).
KAMENICË
Kuvendi Komunal serb në Kamenicë – i ka 37 këshilltarë, ndërsa Kryetar i Kuvendit Komunal është zgjedhur Vojisllav Nojiq (SPS).
Kryetar i Komunës është zgjedhur Ivan Petroviq (SRS), e zëvendës Nebojsha Simiq (DSS).
Delegatë për “Kuvendin Krahinorë”,janë zgjedhur Ivan Petroviq , Nebojsha Simiq dhe Vojisllav Nojiq.
NOVOBËRDË
Kuvendi Komunal serb në Novobërdë i ka 29 këshilltarë, ndërsa Kryetar i Kuvendit Komunal është zgjedhur Dobrislav Ivkoviq (SRS).
Kryetar i Komunës është zgjedhur Stojan Stanojeviq (SRS), zëvendëskryetarë Bojan Cvetkoviq (DSS).
VITI
Në Viti, Kuvendi Komunal i ka 31 këshilltarë, ndërsa strukturat drejtuese janë zgjedhur nga koalicioni “ DSS- Grupi i qytetarëve” që së bashku kanë marrë 17 këshilltarë.
Kryetarë i Komunës është zgjedhur Nenad Kojiq (DSS),ndërsa delegatë për “Kuvendin Krahinorë” është zgjedhur Sërxhan Nikoliq (SRS).
SHTËRPCË
Në Shtërpcë punëtorët serbë në Degën e Gjykatës Komunale nuk janë paraqitur gjashtë punëtorë serbë. Gjykata në Shtërpcë është Degë e Gjykatës Komunale në Ferizaj dhe deri tash ka pasur gjithsej 18 punëtorë,prej tyre 11 serbë.
|