Klito Fundo
Klito Fundo u lind në Korçë në vitin 1938. Ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Paçka se ka shkruar poezi e prozë qysh në rininë e hershme të tij, pra që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, si nipi i Zoi Fundos, që u pushkatua nga regjimi enverhoxhian, nuk iu lejua publikimi i asnjë libri. Vetëm në vitin 1998 arrin të botojë në Korçë vëllimin Poezi erotike.