Per ty
| Tuesday, 06.12.2007, 09:41 PM |  

Me të dyja duart e shkunda hapsirën trilluese.
Si nga një pemë mbushur portokalle trishtimi
yjet më ranë mbi buzëqeshje dhe ma velën atë.
Unë ziej ndjenjat të bëj raki sa për te dehur veten.
Por pa ty, kuptimi i dritës më është qorruar keq,
si një pasqyrë e lagur
ku shoh njëqind fytyra dhe s’di cilën të deh.
Të ndarë tek dashuria, e dashur,
jemi vetëm dy të pandehur vetdënuar pritje.
Dy lule të këputura nga lëndina e lotëve jemi.
Për ty
ia kam pirë të gjithë ujin e njelmët detit të mungesës.
Mos ia pashë kurrë fundin e mnershëm kësaj zgavrre:
oh, sa puthje të njoma kanë kryqëzuar duart atje.
Sa prekje të buta i kanë lënë rrobat e mëndafshta
në një anë...
Sa fjalë të ëmbla kanë vdekur në grevë urije për ne.
Si ta mbrrijë qetësinë, t’ja përkundë djepin e padukshëm?
Si ta përshkoj tunelin e vranët të gushtit pa ty?
Unë i di mirë arsyet që kemi për botën, detyrimet.
Po jeta është kaq e shkurtër, e dashur
sa ne vetëm shkrihemi si dy copëza akulli mbi të,
si mbi një kaki të skuqur, nën të cilën pjeket fytyra
e vyshkjes.
Le të mbetën sa gjëra përgyjsmë, e dashur
se mungesa kasollen e saj prej prushi ka ngritur
nën lëkurën time,
e cila djersin shkujdesur imazhin tënd.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •