Sepse nje dite te pashe me detin
| Tuesday, 06.12.2007, 09:41 PM |  

Aherë, për të mbrritë tek dashuria
ishim akoma të pakrahë.
Si zogj të porsalindur prisnim dashuria
të na hidhej vetiu në gojë.
Prekjet janë të dëmshme për fëmijët
me thoje,
puthjet janë të rrezikshme
si loja me zjarrin.
Të bësh dashuri, pa u rritur,
jo, jo shtoje.
Por unë merrja frymë
prej mushkërive tuaja.
Tek flija, ti ishe ëndrra
ku akoma
lumturia dhe ndrojtja ime
lëkundeshin të ekuilibruara.
Tek ecja, ti më mbaje në ajër
rrugëve baltore të Bajzës
të mos njollosja pantallonat
e hekurosur vetëm për ty.
Çdo e rrahur zemre
më qarkullonte në gjak emrin tënd.
Larg teje
isha si njeriu larg syzeve të tij optike -
ngjyrat e universit më ngjanin
po aq të lodhura sa unë.
Imazhi yt ishte shkrirë
në materiet e botës që thirrja në ndihmë.
Pra, unë dhe ti, ishim një trup,
një shpirt, një dashuri;
po të mblidhnim moshën e ne të dyve
do të ishim tamam 32 vjeç.
Megjithatë
je akoma i vogël, akoma, përsëritje.
E prapë më gënjeje se të pëlqente
të ishe e pacikëshme.
Them më gënjeje
sepse një ditë të pashë me detin.
Krahët e tij muskulozë
të tërhiqnin fort rreth thellësisë.
Ai, deti, ti puthte sytë e tu
si të ishin të parët sy që shihte.
Ti madje, për ca sekonda,
harrove frymëmarrjen.
Të mbushëm ajër
harrova edhe unë duke ju parë.
Ti largoheshe në bluhtësinë e gjoksit të tij
si një ëngjëll i bardhë.
Po, po, e pashë atë detin
tek i petëzonte gishtërinjët e ujët
dhe si për inatin tim
t’i preku lëmueshëm flokët, fytyrën.
Madje i shtriu si nëperka tinzare
edhe nën kostumin tënd të banjës.
Ti e di. Këto gjëra
vetëm unë duhet t’i kisha bërë me ty.
Po, po! Atë që ti e bëre me detin
duhet ta kishe bërë vetëm me mua.
E ku ta dija unë
se po ta lashë dashurinë për më vonë ajo brymoset.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •