Mjaft
| Monday, 02.12.2007, 10:25 PM |  

I
Qëndro larg nga Fatos Nano. Rri larg nga kurvat moldave
Larg mahive folklorike kund s'frymojne Mujo dhe Oret
Larg nga Naci-Muci-Baci larg nga ujk'i Salarise
Rri larg nga Republikanet larg dhe nga Reformatoret
Larg nga brisqet e perdorur larg nga mbreti qe s'di shqip
Larg ngashnjimit te drogohesh fare pak dhe vec njehere
Larg likernave te bere fshehtas nga firmat private
Qendro larg nga 2K Group dhe nga gjithe Kocinjte e tjere

Rri larg, rri larg, mergohu, rri larg
Kredhu thelle ne vete me dhimbesh rri larg!

Larg poeteve shterur fame, larg nga peshkopet e huaj
Larg imameve qe jane velur me tre hurma Arabie
Larg nga ankthet e Zodiakut larg nga shtypi pa fjalekryqe
Larg gaztoreve qe s'te lene te vetmosh nje cast merzie.
Qendro larg nga fiqte e detit larg nga qytetet muze
Larg muzeve ku heq shpirt historia me lengime
Larg nga une dhe nga qirinjte, larg nga gjuzat e rrufeve,
Qendro larg nga mantetutat qe perdite qepen virgjine.

Rri larg,rri larg,mergohu,rri larg
Kredhu thelle ne vete me dhimbesh rri larg!

II
Rrenohemi
Nuk ritemi,
Me pluhur te verdhe rezimesh verbohemi
Perfund te njezetash dhe ndihemi pleq
Nje mardhje e embel na bredh ne eshtra
Dielli levrin brenda nesh
Si nje virus i keq.

Nuk ritemi,
Rrenohemi,
Me pluhurin e eshtrave tona verbohemi
Sa prane dukej caku,sa larg eshte kufiri?!
Si ta mbrijme pa vela,flatra.balona...
E cmendur nje ere
ngre dunat e hirit.

Nuk ritemi
rrenohemi.
Me pluhurin e hapave tona verbohemi,
Ky qielli yne mbeti i vranet
Kendej heronjte shkrehen
Bekohen tiranet!

Dhe ne... ah ne ...

Nuk ritemi,
rrenohemi.

III
Ne flater ne ngerc dhe kurm qe humb gjak.Ne
gur i rende hapsire dhe prag.Ne

Prume ne jete fjalen shtegtare.Ne
puls i mekur i kohes se vrane.Ne

Far mitar ndane territ qe vdiste.Ne
drite perpelitse.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •