Kur bie Shi
| Friday, 01.12.2007, 10:57 PM |  

S'e kuptoj dot përse gjithmonë
Kur bie shi më shfaqet hija jote.
Ja, ndërsa pikët trokasin ndër xhama,
Ti përsëri më kujtohesh sonte.

Është natë, është vonë, unë jam i lodhur,
Por me ëndje dëgjoj zhurmën mbi cati.
Në mendje vegimi yt i mjegullt,
Ashtu si gjithmonë kur bie shi.

Të kisha prane perherë timen.
Gjithcka tjetër s'kish vlerë për mua.
Ndonse nuk munda asdhenjëherë
Të thosha thjesht fjalët "te dua!".

S'më the as ti, por dashuria jonë
Nevojë s'ndjeu për këto fjalë.
Asqë na duheshin sepse kishim
Në mesin tonë dashurinë e gjallë.

Sot ti ke ikur, unë s'di se me kë,
S'di si të ardhmen ke siguruar,
Se dua në kujtesë të më mbetet
Vec vajza bjonde që kam dashuruar.

Shiu troket me forcë ndër xhama,
Ish ditë e bukur kur ike ti,
Por, sa cudi, unë ikjen tënde
S'e përfytoj dot kurrë pa shi!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •