Ngrehu
| Wednesday, 06.13.2007, 08:13 PM |  

Thon' për ty që ke mbarumun
E gjallsi ti ma nuk ke;
Thon' për ty që je poshtnumun
O atdhe!

Jan kah thon' se t'vdiq trimnia,
Qysh se t'ra ajo rrufe;
Thon' se ty t'u prish djelmnia,
O atdhe!

Thon' se je nji komb i lanun,
Ma i poshtri ti sot je;
E çka s'jan' për ty tuj thanun,
O atdhe!

Cdo që bota do të flasin,
Mbushu plot shpres' të re!
Ty asgja nuk do t'humbasin,
O atdhe!

Shkundi t'rrebtat arm' mizore
E për luft' thirrna ne!
Botës diftoj' që s'je me kore,
O atdhe!

Kshtu ndër kombe tjera njehu,
Tunde botën mbar' në dhe!
N'luft' me djelmt' e tu ti ngrehu,
O atdhe!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •