Djali shqiptar
| Wednesday, 06.13.2007, 08:13 PM |  

Un' jam nji bir shqiptari
E Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
M'e dashtë e m'e nderue,

Se na atë e kemi nënë,
Prandej s'do lodhem kurr tue thanë
Un' jam nji bir shqiptari
E shqipninë e due.

Un' jam nji bir iliri
E i lirë un' due me mbetë;
Për çfar' do xhevahiri
Shqipnin' s'e jap për jetë.

Ndër dej dhe gjaku mue ma thot
Se gjaku ujë nuk bahet dot.
Un' jam nji bir iliri
E i lirë un' due me mbetë.

Un' jam nji bir arbnori,
Shqiptar besnik i mirë;
Kaq sa deri ke vorri
Shqiptar un' due m'u thirrë.

Un' kombin kurr s'kam m'e mohue,
Gjithmonë, gjithkund kam m'u diftue:
Un' jam nji bir arbnori,
Shqiptar besnik i mirë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •