Flora Brovina
| Tuesday, 02.13.2007, 09:57 PM |  

Flora Brovina
Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”. Flora Brovina ka botuar disa vëllime me poezi: ”Verma emrin tim” (1973), ”Bimë e zë” (1979), ”Luleborë” (1988), ”Mat e çmat” (1995) dhe ”Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi).
Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez. Fati i saj u diskutua shumë, Televizioni i Tiranës bëri një emision special me pjesëmarrjen e mikeshës së Florës Natasha Lako, u angazhuan mjaft intelektualë edhe jashtë botës shqiptare për lirimin e saj. Dhe vërtet, ajo u lirua.


Ullmar Qvick

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •