Edi Shukriu
| Monday, 08.06.2007, 04:07 PM |  

Edi Shukriu

Edi Shukriu lindi në Prizren më 22 tetor 1950. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-), Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973-). Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004), Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004-). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demostratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Krijimtaria

2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina
2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Prishtinë
2000, 2003 Gra të shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë
1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Peje (Çmimi “Gani Bobi”)
1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë

Libra poetik
2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë
1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë
1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashëri, Tiranë
1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë
1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë

Drama
1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Prizren
1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë
1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja, Prishtinë
1995 Video-documentar: Prevent the war in Kosova

Ko-autor
1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina
1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina
1997 Kosova and other Albanians outside Albania

Klikoni ketu per tu njohur me magjine poetike te Edi Shukriut


Wikipedia

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •