Njajt asht, lojë a dashuni
| Sunday, 01.14.2007, 06:30 PM |  

Njajt asht, lojë a dashuni
Ajo m'pat thanë: Shikomë!
“a po m'shkëlqejnë sytë!?”
Po! I thashë si nanës-nga tuta se m'braktisë.

S'kam ditë me luejt dashuninë
e merrja përnjëmend me shpirtë të dlirë
si një fëmijë që shkrin qënien në lojë
e doja-ashtu
fëmija nuk dyshon
se në lojë mund të bahet hile
fundi paska kenë i shkruem
po i shkëlqenin ma fort sytë
(kur lind njeriu mezi e dallon dritën
kur vdes-thonë se i shkëlqejnë sytë si vetima
dhe sheh t'pa pamunat)
tue u ba ma i bukur se kurdoher
iku n'agim. O mos…
mos shko n'lindje t'diellit. Ik…
ik me natë! Kam mallkue…
s'muj me pa ma tek hedh urrejtjen krahëve
si një vello mistike e ma përplas syve kumtin: due me shkue…
mos m'verbo Zanë Hije mos u ba e me m'shitue
fundja njajt asht: ishte ajo vasha
që sytë i patën shkëlqye
apo aktorja që luante vajzën
me sytë plot brilantinë!?

Krejt njajt: ishte lojë përmasash perfekte
e përse të mos i za besë dashunisë?
të ik nga fëminia

Dashunia??? Po get qikjo a!
m'doket askush s'e di. Ç'asht pra?

E bekuemja prarue me vizllimë syshë!
po m'teket me thanë qikjo a
Dashuni…
koft lojë epsh i përkortë
intrigë oborrtare
a trill dramash shekspiriane
nëse luhet me aq ndjeshmëni
nëse i ka përmasat estetike: me kanë bukur
duhet me i besue
qindpërqind asht dashuni
tan jetën i kërkoj ata sy
t'prekun nga loti…

***

“I dua gjërat e bukura”- më tha
ajo- emni i të cilës shpërndahet
në mija aroma, ngjyra nuansa dhe unik mbetet
dhe synin ma pushtoi loti
…e fsheha
që shkëlqimi t'mos i binte n' sy
nuk deshta ta lëndoja e duhet
-me i thanë se pa dhimbje nuk ka dashuni
dashunia asht e bame p'ej vrragësh
n'shpirtë p'ej gulçimit n'zemër e verbimit n'sy
u përket mbretnëve
që nuk klithin ndër lufta
e ligshtohen deri n'dnesje n'dashuni
nuk asht për ata t'dalldisun p'ej fitoresh
as për t'dëshpëruem s'â
lypsave nuk u shkon
as tiranve

Dashunia u rri hjeshëm
Sall Princave- princesha ime
Njajt asht, lojë a dashuni.

Drama me një ballo
mbi Prishtinë
në fillim ishte vallëzimi vija fjala
dhe lufta pastaj

luftrat nisin në Mars në Ballkan dhe nuk mbarojnë
as kur ndalen
në intermexo të përleshjeve ballkanasit dehen vallëzojnë
më 24 mars 1999 bomba ia këputi duart Adrianës
këmbët Arditit
por buzët e puçura s'i ndanë
ajo ishte balerinë ai futbollist
në prak të çdo lufte lindin dashuri të mëdha
dhe nuk mbarojnë me vdekjen e personazheve
ra dhe bomba e dytë, e tretë
yjet disi ndrisnin më ftohtë më ashpër
qyteti dridhej luhatej si në rock and roll
u vendos shtetrrethimi siç bëhet rrethi i valleve ballkanase
duart shtërngoheshin dhëmbët tendoseshin këmbët
në dhe shikimi qartej
refugjatët ecnin pabëza Majë gishtrinjve
si nana e Angjelin Prelocajt
kur po kalonte kufirin
në dritë bombash dy të rinjë çonin dashuri
putheshin lisat brigjet rrokaqiejt…
e unë? Mrekullohesha me atë vallëzim global
të sendeve dhe botës së gjallë
dhe nuk dija se ishte vasha ime ajo
që sapo humbi duart
apo ajo tjetra që i falej dashnorit të ri
ajo është yll sidoqoftë
vetëm yjet vdesin në vallëzim
ah jo! S'vdesin fare por flejnë deri në aktin e dytë, të tretë…deri në
pafundësi
rikthehen të bukur fanitës vazhdës yjore
yjet nuk shuhen pa shihni lehtë shkëputen
dhe i futen qiellit në gji si plumbat në gjoks dëshmorësh
sikur shkëputen buzët e puthura
pastaj vjen një heshtje e madhe sa mileniumi
lufta u ndal pikëllimi jo
të prekur deri në lot numëronim
kush mbeti kush shkoi
foletë e çnukura bah, dashuritë e humbura
vashën time nuk arrita ta takoj
yjet nuk preken.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •