Edmond Sylari
| Wednesday, 02.14.2007, 06:46 PM |  

Poezia e Edmond Sylarit, mund të trajtohet si një nga modelet poetike që e shpërfaqin më së miri mënyrën e të jetuarit të një artisti të fjalës. Duke u ndjerë, por dhe duke qenë realisht një njeri i zgripuar sa i përket mënyrës normale të të jetuarit, e njëkohësisht duke qenë edhe i shmangur përtej perimetrit të vëmendjes sociale, Sylari e sheh botën prej do pikash të çuditshme e të guximshme. Vargjet e tij u ngjajnë do reve kërcënuese e të ngarkuara me shi; në to ka nerv, cinizëm, ironi, tallje, zhgënjim e brengë. Por, prapëseprapë, pavarësisht se do të kishte mjaft arsye për ta shndërruar poezinë e vet në një britmë të revoltës vetiake, Sylari-poet paraqitet thjesht si një nga shumë të tjerë që kanë fatin e tij, duke bërë që brënda kuadrit të portretit të tij të përfshihen edhe shqetësimet e të tjerëve. Stili i tij është i lirë, por është fjala për një liri të mbruajtur nga përvoja e jetës, e leximeve dhe e vëzhgimeve të holla që ai ka ditur t'i bëjë vetes e realitetit. Sylari është një poet i frymëzuar ngaqë dhe vetë njeriu brënda tij është i tillë, sepse këtu është pra fjala për një frymëzim që mbasi i ka shërbyer për të jetuar ose mbijetuar, i shërben edhe në poezi. Pra, frymëzimi si mënyrë të jetuari.


Milosao

(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •