Politikani në ekspozitën e pikturës
| Sunday, 01.14.2007, 06:47 PM |  

Hëm! Vende-vende nuk është keq.

Balena do holluar ca Bishti do zgjatur,

koka të jetë ngjurë rubini. Ngjyrë të kuqe.

Duhet një kontrast midis dy të kuqeve;

reja e zezë do bërë e purpurtë,

e kaltra të del shumë në pah,

bie shumë në sy.

Duket si tepër impresioniste, tepër kubiste.

Ngjan si trompë mes violinash,

si sheqer i djegur sipër kremkaramelit.


Hëm! Më kupon apo jo?

Ç'i lejohet Jupiterit nuk i lejohet kaut!

Gjithmonë puna është si ta edukosh formën

S'ka gjë më të paedukeshme se forma

duhet transparencë. Mozaik. Pluralizëm ngjyrash,

jo lule me dy gishtërinj në vend të petaleve,

penisë me fytyrë pleqërishte,

qiell që mbyllet si unazë. Pika shiu si heshta,

zemra të shpuara. Dekor iodalgosh të perënduar.



Hëm! Më kupton apo jo?

Gjithmonë puna është si ta edukosh fjalën.

S'ka gjë më të paedukeshme se fjala!



Lagje e vjetër më hap plagë



Kudo që jam e ngado që shkoj, lagje e vjetër më hap plagë.

Atje, tek ajo në mes pishash, me mend ngjitesha përditë e

përpjetë kalasë.



E Osumi më ndiqte pas,

duke u ngjitur dhe ai si zhiva e termometrit.

Si në pjesën lindore të quajtur prej çiliminjve ? lagjia

Bombej, me 39 shtëpi e 40 budallenj?

Megjithatë, dikur e doja fort atë lagje,

me dallgëzimin e dyfishtë

që mrekullisht më çonte,

si për t'më larë mëkatet drejt lumit.

I kam dashur shumë të panjohurit e ?Bombeit?,

sidomos pijanecët që i takoja tek dita ngrysej

duke folur me vete si tifozët e mundur,

dhe ciganet fort i kam dashur.

Nuk gënjej, jo! Më besoni!...

Një arrixheshkë e kam bërë personazhe

të dorës së parë në një dramë.

Mbase do ta kaloj ndonjë ditë

me ato shenjëzat e çuditshme mbi ballë

si një gorgonë e kryqëzuar tek timoni

që përherë duke tymosur cigare i bërtiste së mbesës

?Beriana, sot, pse s'e ke vënë shaminë mbi kokë?...

kur isha e re unë s'i eksopozoja si ti këmbët?.

Ndonëse fjalët i kishte me vend,

një ditë e pashë t'i çikte bilen t'nipit,

me ndrojtjen e një hantikapateje kur vjedh banane.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •