Këngë për sinqeritetin
| Sunday, 01.14.2007, 06:48 PM |  

Ku je sinqeritet - o vajzë e palëruar!

Të dal përpara, përpiqem të të flas, të të bind

Po ti ke naze. Pasthirma. Psherëtima.

Rob zoti. Fis peçigrosi. Soj bohem poeti.

Që në fund të javës bëhesh bishë që ha dhe pi vetveten

Si kabina e makinës sime që s'qe veç një stuhi e stisur

Prej shkrepëtimash vezulluese aty këtu e çarë

Era edhe shiu aq keq e patëm katandisur

Sa në shpirtin tim tani ka veç acar.

Prandaj, po endem si bohem i pikëlluar në vetmi

Se jam ai që në hutim ka humbur çiltërsinë

E nga të shkojë jo s'di.

Oh, ç'dhembje! Sinqeriteti me fatkeqësi ushqehet.

Dhe unë fytyrëngrysur me zemrën e shqyer

Si murg kohëvrasës i një jetë asteke

Si hipi do të bredh nga të mund

Hieroglife rituale në skëterë plepash unë do të shkruaj

Që ti i dashur sinqeritet të më takosh në vetminë time

Se vetmia ime kërkon gjithmonë ta gjallërojë muzgun

Si një e puthur, si një serenatë të përfshirë

nga një refren i gjatë demonësh që më thonë:

?Hej, ti ufo atje! Ç'të solli këtu tek ne?!?

Nuk mund ti përgjigjem. Këtij i thonë kundërsulm psikologjik

Ndjej zagushi. Ngulëm nervor. Kur një luzëm debilësh

Më dalin ngaherë përpara

Janë të përkëdhelur të fatit. Armiq të mbinjerëzisë

Ca mbi fije bari që shkasin në breg ari njerëzor e .

Ca mbi kosha plehërash. Mbi shtëpi, mbi çati çati

Të gjithë ulërasin? ?Hi hi hi ?


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •