Vetvetja
| Sunday, 01.14.2007, 06:53 PM |
I thirrur pranë detit qëndroj
(jo për kërshëndella)
i cohave, pëlhurave tregtar
që s'vlejnë, porse për vela.
Ti shpend si zbret preju qiellit vetvetiu
furtunat s'të kërkojnë ndonjë shpagim?
Këlthas!
Furi të shenjtë prej rëre
për gjithë ata që janë në udhëtim!