Isuf Luzaj
| Wednesday, 02.14.2007, 07:51 PM |  

Isuf Luzaj

Historiani dhe filozofi i famshëm shqiptar, Isuf Luzaj

Kush eshte historiani dhe filozofi i famshem shqiptar ne Amerike qe ka shkruar mbi 100 vepra per ceshtjen kombetare, jeta ne mergim dhe eshtrat ne Vlore

Isuf Luzaj shqiptari i madh qe i tha JO Enver Hoxhes: "Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve"


Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes

Nga Agim BOCARI

Mbas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia u be tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, ne keto kushte pasardhesit e fundit te familjes princore te Arianitasve lundronin ne detin e hapur ne drejtim te Venedikut.

Pikelimi i dallgeve conte freskine e detit ne murin e kalase se Kanines duke i ruajtur asaj freskine e shekujve. Shekujt kalonin, te rinjte qe vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin te krijonin lirine. Oshetimat e krismave te shpalljes se Pavaresise me 1912, shkrijne ne gjirin e tyre, krismat e shtepise se Luzajve ne Kanine per pinjollin qe po vinte: Isuf Luzaj, me vone ky do te behej njesim me shekullin qe u be i tij brenda truallit ateror dhe i pa ndare sot, obelisk ne keto dite te reja.

Isufi, ne faza vitesh duke i lene mbrapa ato ne vlerat e tyre arrin ne vitin 1933 e vazhdon studimet ne liceun "Louis Le Grand" dhe ne kronologji te tyre mbaron studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, i lauruar me tituj shkencor doktor ne letersi, doktor ne filozofi. I plotesuar si intelektual i rangjeve te vecanta me jehonen e koherave ne histori qe nga lashtesia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e me, deri te iluministet me mbidishepullin Volter, e me vone sot ne kohe te reja te Martin Heidegger e Sartre.
Me kete pergatitje te larte, dyert e perendimit per te mbeteshin te hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemren andej nga vinte zeri i lirise, ne Shqiperi. Me diplomen e dy doktoratave, zoterues i mese tete gjuheve te huaja qe nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugen e nje pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur per te kerkuar lavdine e tij maratone qe nga auditoret a Argjentines, Amerike e cfare perfshijne meridianet e paralelet e ketij globi ne mbare boten perendimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin keto auditore per te degjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij ne mbrojtjen e te gjitha vlerave shoqerore e me ne gjeresi te ideve te tij per demokracine. Isufi per nga karakterii tij i larte, dhe si mendimtar hyn ne "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografine e gjere te kultures se tij e ne luften e pa mbarim kunder mortajes komuniste, sa vinte e terhiqte vemendjen perendimore deri ne sferat me te larta te shteteve. Parlamenti i Argjentines i akordon medaljen e florinjte: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pershendetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Ne vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorezon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vete presidenti Regan t'i vendose ne qafen e tij te rrudhur me brazdat mishtore qe mbanin ne brendesine e tyre historine kombetare, pjese e se ciles, ai u be. Kjo ishte dekorata e larte dhe aq domethenese: "MESUES I AMERIKES".Ja kush eshte Dr.Pr. Isuf Luzaj. Cfare t'i numerosh me pare, lavdine apo vuajtjet e tij. Brenda lavdise vuatja eshte bashkeudhetare.

Ky eshte sistemi i diktaturave qe perndoqi, perdhunoi dhe eliminoi ndjenjen kombetare e per fatin e keq vazhdon akoma …… perderisa historia nuk po shkon ne vend. Ata qe u sublimuan per t'i dhene drite ketij kombi, u gjykuan me plumb.

Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes. Duke mos u futur ne hollesira historike sepse keto jane probleme akademikesh ne histori, e cila duhet te jete ne drejtim te ruajtjes se vlerave e ne vertetesine e tyre.

Historigrafise shqiptare i mbetet detyre immediate te nxjerre ne pah kete bilanc historik me vlera te medha kombetare e me ne gjeresi boterore. Ketu flitet per nje realitet historik te veprave te tij e dekadat qe vijne u hapin rrugen brezave, ta ndertojne ate per te qene te sigurte mbi themelin e saj. Kjo mbetet nje nga rrezet jeshile te kesaj vertetesie. Jeta e Isuf Luzajt per edukimin e brezit te ri, vazhdon me fillimin e punes si pedagog ne tregtaren e Vlores, ne Normalen e Elbasanit e me vone ne ate te shkolles qytetese te Korces. Me fillimin e shfaqjeve te tij ne shtyp dhe aktiviteti i tij per evoluim shoqeror dhe kunder rregjimit te fashizmit ne Shqiperi, nga viti 1937, deri ne vitin 1942, provoi kalvarin ne te gjitha ato lloje burgjesh qe nga Shqiperia deri ne Gaeta te Italise, e ne vazhdim ne ate te Miventotenit e me vone per rrezikshmeri te larte e cuan ne burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit me 1942, agjentura fashiste, duke bere seleksionimin ne listat perkatese per elementin kundershtar te saj, arrin ne perfundimin se Dr.Pr. Isuf Luzaj duhej izoluar perfundimisht. Ne keto kushte per te fillon ajo jete e veshtire konspirative e ne vazhdim e realizimeve te ideve te tij, per te mbrojtur demokracine perkundrejt levizjes regresive komuniste. Qe nga viti 1939 deri ne vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik ne demostratat e deri ne formimin e pluralizmit ne Shqiperi me krijimin e Partise Social Demokrate si dhe ne qytetet Shkoder, Vlore, Tirane. Ne keto grupe militonin njerez me kualifikim te larte, bij te familjeve patriote qe e nisen jeten nga baza e lart brenda ndergjegjshmerise perkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qe kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesemarrjen e pandare te Isufit, ne themelimin e ketij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve te reja, duke i ndjekur ata ne jeten e tyre e per t'u krijuar kushtet maksimale per te vazhduar studimet ne vendet perendimore.

Ndergjegjesimi mbare-shoqeror, nuk vjen nga partia e partite, duke i ngjitur kombit lloje cibanesh e kushedi nga ku, por vetem nga rruga e historise dhe ne verifikimin e saj.

Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjate luftes mbare popullore kunder nazifashizmit, nga jugu ne veri nga lindja ne perendim e ne diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku jane etazheret. Isufi ishte kunder cfaredo spekullimi moral e politik. Sic po ndodh sot me kete korrupsion te pa mbarim, duke te grabitur pronen, shenjterine e jeteve, e duke sunduar mbi nje popull kaq te drobitur qe nuk i mungon zgjuarsia, por qe perjetesisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamesia e Isufit mbetet profetike ne parashikimin e madh te tij per eren e demokracise. Ai e mbrojti kete pa asnje medyshje, ne Mukje e kudo e deri ne interesimin e madh te kundershtareve te kesaj linje, sic ishte komunizmi me perfaqesuesit e tij, qe nuk rreshten duke u ballafaquar me te per ta terhequr nga ana e tyre. Dr.Pr. Isuf Luzaj as dhe nje here nuk pranzi. Ne takimin e parafundit me Enver Hoxhen, Isufi si nje shqiptar i madh, ballas kuvendoi:

"Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve. Besoj ne demokraci. Ne vatren e lindjes se marksizmit kurre nuk ka demokraci, por vecse krim, torture, pune te detyruar etj."

Isufi mund te pranonte miqesine, por kurren e kurres kompromisin. Aq me teper kur ishte fjala per fatet e atdheut. Ketu mbetet deshperimi i madh i Isufit, ne kete ndarje nje here e pergjthmone e per me themeloren, per agonine qe po i trokiste Shqiperise ne dere. Per fatin e keq, ajo erdhi.

Dr.Pr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjte kontinentale, njerez te permasave te tilla jane produkt i vete natyres dhe ata si pjelle e saj, hyjne ne paralelizem me te dhe rikrijojne vlerat e origjines dhe keto realitete sot, duke krijuar ato produkte te vlefshme per te cilat ka aq nevoje shoqeria. Brezi i ri duhet te ngulmoje, te zbuloje e te vihet ne ndjekje te ketyre produkteve. Ne mergimin e larget, Dr. Pr. Isuf Luzaj, e mbylli jeten e tij i pangopur si asnjehere tjeter, per mallin e zhuritur per atdheun e mbare jeten. Ai nuk kerkoi shperblim nga atdheu, vecse pak vend, sa per t'u prehur nga gjithe ajo lodhje e gjate, e gjate. Ashtu u be.

Duke mos u larguar nga Isufi, shkeputemi nga kjo pllake e ftohte, e leme ate ne shoqerine e natyres dhe te dheut te tij, bir i te cilit mbetet, e leme nen hijen e Dafines se Dantes e ne relievin ngjyre gri te erret te malit, i cili po pret ardhjen e nje agimi te ri.

 

Dr. Prof. Isuf Luzaj
Lindur ne Kanine te Vlores, me 21 Shkurt 1913


Edukimi:

*Fitoj Lisence per te dhen mesim ne Literature. (1933)
*Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935)
*Certifikuar me Doktorat ne Filozofi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1937)
*Certifikuar me Doktorat ne Leteresi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1938)


Puna dhe Cmimet:

-Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine.
-Dhuruar me medalje floriri nga Parlamenti Argjentinas ne vitin 1954 si “Luchador Por La Paz” (ose “Luftetar per Paqe”)
-Ne 1956 i dorezohet medalja “Paqe” nga Presidenti Amerikes.
-Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht te University of New Hampshire
-Profesor i Filozofise dhe Chariman of Modern Languages te Barat College, Illinois
-Profesor i Literatures Franceze te St.Josef College of Indiana.
-Chair of Philosophy te University of Indiana ne Illinois.
-1965- Ngarkuar me detyren Kryetari i Organizates te Ballit Kombetar ne Amerike.
-1984- Dhuruar nga Presidenti Regan me Academical Award for Outstanding Accomplishment.
-1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton me Certificate of Appreciation.


Ndermjet veprave te botuara:

Los Rios Bajan Rojos (ne Spanjisht)
Ekzistenca dhe boshesia
Lamtumira e yjevet
Semundjet e Shekullit


Lista e Punimeve (ne proze dhe poezi akoma te pabotuara):

Fizika shoqerore
Shkallet e kalvarit
Simfonia e humorit
Pertej se mires dhe se liges
Rindertimi i fuqive shpirterore
Perpjekja e viganeve- lufta
Ditari Politik e Vlores
Origjina e njeriut
Procesi evolutiv i fuqive shpirterore
Ethet e stineve
Hala peshku ne zemer
Eseca dhe ekzistenca
Njolle historise
Flete dimerore
Flete terfili
Antena jehonash
Laberija
Legjenda labe
Murmuritat e Shushices
Hijet e dhembjes
Rilindja
Vallja e yjevet
Perpjekja
Ditari i nje zonje shqiptare
Ekstazi dhe agonia
Burgu pa roje (etj)


AlbNet

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •