Hydai Luzit – Hero Kombetar
| Sunday, 01.14.2007, 08:01 PM |  

Kusheri vellai! Jam ku me le ti
Ketu ku me prite tridhjete vjet me pare
Nga poli i Jugut ne pol te Veriut
Per ty erdha; djeg i shkreti mall
Te perqafova me lote ereziu
Pra u ngushelluam per c’na pati ngjare
Per babe e per nene qe ikne e na lane.

Hem te gezuar, hem duke qare
Ashtu si kur foshnje vellezer te pa ndare
Bashke na digjte vapa, bashke na zinte shiu.

Ti ike me le, me pare radhes tende
Peng ne zemer qe s’tu gjeta dot mbane
Nuk e gjej dot, me shpirt as me mendje
Perse s’me thirre. Ku iken ku vane
Nje mije kujtime bshke te jetes t’ene.

Qe ne foshnjeri, kur loznim ne leme
qe ne djaleri ne vije te zjarrit
Si dy binjake, nje babe nje nene

Te shoh qarte si ne pasqyre kristali
Shkriheshe ne gaz kur carmatsoje italianin
Te vinte keq kur shihje si qanin
Pepinot e Duces, si foshnja e pangrene.

Me thoshje ngadale me zemer ne zene
“Keta nuk kane faj – kusheri vellai
Leri te ikin, kane babe e kane nene
kane grua e motra ne vendin e tyre
S’e dine pse erdhen, s’e dine c’faj kane bere
Kete mesim eshte mjaft qe kane nxene
me duken zoq deti per hall q’i ka zene
te gjithe nje lloi, nje bicim fytyre.

Hero nente here, betejash fituar
Dy thelpinj ne zemer: trimerine dhe bujarine
te vinte keq per armiqte e dorezuar
te vdekurvet varrimin, robervet lirine
Kolonel Riccit i ndeze cigarin
U cudit armiku sa i madh eshte shqiptari
Ti tallshe me vdekjen. Hero i harruar.

Kur te thirra, kur ndegjove kushtrimin
le nusen si hene, vellezer e motra
le nenen qe qau, prapa xha Qazimit
U cil nje dritare, posa u mbyll porta
S’e mendove dy here: i bute dhe i eger: E le cilimine!
Erdhe me mua n’aventuren t’ime
Burrerija jote: tradicion shume i vjeter
ndergjegjja jote kishte lindur trime
cuditeshin vullnetare duke te perqafuar
nente beteja, nente fitime
ti talleshe me vdekjen: hero i harruar.

Te pa Mali i Gjormit drejt per drejt ne kembe
tmerove italianet, trondite dibranet
kontrolloje ballinen: urdher duke dhene
gjemonte bilbili yt ne c’do ane
me ty u cudit e gjithe Laberia
me ty e kuptuan sa e rende eshte perpjekja
ne ty pane djalin qe dergoi Kanina
Hero i kombit; te kurseu vdekja.

Te pa italiani ne fushe MAQELLARE
me pese leber ne vije te pare te zjarrit
u thye Divizjoni i Duces plot arme
Te perqafuan Lumjane e Dibrane
Pepinot e Duces bene kryq duke qare
E pane te afert gropen e varrit
Beu i Kelcyres te puthi ne balle
Ai qante si grua, ti shkriheshe gazit.

Ne Kodra te Sykuqit, pak pertej Hekalit
Me hoqe per kembesh, me rrezove per dheu
Me tingellojne, fjalet e atij casti
“-Unju per sheshi, kusheri vellai
per ty ka nevoje Vlora dhe Atdheu
Jemi plot na, per vijen e zjarrit
Ka zene po leviz ballina e italianit
Mos u ngri ne gjunje ulu per dheu.”

Vrapove ne kerr, ku mitrolozat e armikut
korrnin barin si kosor
i preve tatepjete bokerrimes, tek gorrica e care
Pushove dy mitroloza rreziku
Jetes tende kurre s’i vure vlere
Mbet e habitur Mallakastra e mjere
“Fluturon vlonjati si shpent neper ere”
Mbeti i habitur edhe vete armiku.

Ne Qafe te Thanes, perballe operacionit
Sapo arritem me fryme te marre
gjithe naten me vrap; ndihmen na i kerkoi
Beu i Kelcyres me pak vullnetare.

Tek shkembi i prere, mbi xhade prane Kollones
Maliheri yt, pushoi mitrolozin
Sulmuan shoket e Gorrishtit dhe te Shkozes
Pas Hydos! o burra se po rrallon zjarrin
Tej e perketej i gjithe bataljoni
Ne kater vende ngrine flamurin e bardhe.

Kur u dorezuan m’erdhe duke qeshur
Me dy oficere, prure robet me radhe
Kur i pe te vdekurit te pashe pak te vrejtur
Dic deshe te me thoshje, po nuk shqiptove fjale
Ndoshta ndonje vrejtje per pepinot e vrare
T’a paskeshim prere zjarrin pak minuta me pare.

Ne zemren tende, m’e madhe se mali
mbeshihej Qazimi(1), Sulua(2), dhe Musai(3)
mbeshihej burri, fshatari dhe fetari
Trimi i Laberise i ka shoket te rralle.

Me more per dore, avashe e ngadale
Nemerove robet, u the “udh’ e mbare”
Ne kembe per Ballesh Pepinot e Romanit.

Ne lufte te Kucoves, te pashe te merzitur
U cudita se kjo qe radhe e pare
Qe nuk qeshje dhe pak si i habitur
Me more dylbine, te pashe te cuditur
Buza te qeshi, fytyra e ndritur
Armiku e ngriti flamurin e bardhe.

-C’do bejme tani kusheri vellai
Kush di t’i djege puset e vajit?

-Hydo! Vella xhani kujdesu per vete
S’dua te te shoh ne kembe i pari
Kur jepet sulmin ne vije te zjarrit

J’a kam menduar hallit menyren
Puset do t’i djege vet Italiani
Koburen ne koke te bejne detyren.

Qeshe me gjith qejf: “Kete s’e mendova
Ca ta dha Zoti, ca ta dha shkolla
Lerma ne dore mua, ti pusho se je lodhur
Ti bej sehir, se c’ka per te ndodhur”
Brenda nje ore mori zjarr Kucova.

Ne lufte te Ruzhdijes ti me ndenje prane
S’mu ndave nje cast tetembedhjete ore
Kur vdiq Jashari ne prehrin tim
Me duket qe qave, fshive syte me dore
Me doren tjeter ngrite trimin e gjore
Qe e para here qe te lagu loti
T’erdh keq per Jasharin? A kujtove Zotin
Ne fatalizmin qe te mesonte babai.

Nentembedhjete muaj m’u ngjite per brinje
Nuk me le kurre vetem, ne pune as ne lufte
Vlore Tirane: aroplani mbi krye
Pa hyre ne Kavaje; me more dylbine
-Qenkan te zes, piloti dhe ndihmesi
Paska njerez te zes si ne Amerike!!

Jam i sigurte qe nuk ka ne Angli!
-Do jene Brazilere, do jene Afrikane
Me Ameriken kane bere krushqi
-Ti qeshe, per tallje e more shakane.

Ti je vigani i Luftes kombetare
Ti ike po prapa te vjen historia
Ne malet tane per ty Legjenda Labe
Do gjemoje ne shekuj te mesoje djaleria
Si lind shpirti i mire ne soje nene dhe labe
Per ty do mbaj zi e gjithe Shqiperia
Kur te ngjallet historija nga varri
Si mrekullia e Krishtit per Llazarin

O Hydo xhani nje mije kujtime
Kjo jete e shkrete, qan burri si grua
Te me shihje sot do qeshje me mua
Me munden hallet, me lodhi pleqeria
Po mbi te gjithe s’te harroj dot tyja
Qe po te shkrin toka Amerikane

Falem te lutem, kusheri vella xhani
S’tu gjeta dot mbane kur te erdhi vdekja
Do me perqafoje si n’areodrom te Klevelandit
Kur me kujtove fjalet e zjarrit
Kusheri vellai s’ka mbaruar Perpjekja.

E pres i qete oren qe do te t’vij mb’ane
Besoj ne Zotin e pa perkufizuar
Kam shume per te t’thene, kam shume per te t’treguar
Per Atdheun t’ene, per vellezerit t’ane
Miq e dashamire qe na paten harruar
Per Historine q’e varrosen te gjalle
Ata qe kot duall te fituar.

Do cuditeshe shume, kur t’i ndegjoje historine
Si e paskej fituar Atdheu lirine
Si e humbi prap pa zjarr e pa arme
Perpjekja jone nuk pati qene shkruar
I mjere cdo shqiptar qe harron Kombesine.

Shenime te autorit:

(1)I ati, Qazim Luzi, hero i Luftes se Janines, i kendohen tri kenge.
(2)Sulo Miftar Luzi i pushkatuar ne Sazan 1920 se peshtyu ne fytyre nje oficer qe lidhi flamurin qe i gjeten xha Sulos ne bisht te qenit.
(3)Musa Luzi, Kallas = Major i ushterise turke, hyri i pari ne Sofje, Bullgari, medalje e Sulltanit dhe kenge labce.

Nxjerre nga libri im “Transgracioni”, kapitulli: Heronjte e Harruar

Gusht 1997



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •