Kardiograme
| Sunday, 01.14.2007, 08:03 PM |  

Plac, moj zemer, moj qafire,
Tradheton dhe me zhgenjen,
Posi singra myzevire
Kundra singres, qe urren.

Ti qe virane, moj trime,
S'njohe kurre hije frike
Posi drite vetetime
Kalove pusite armike.

Ti qe zjarr e furre kamine,
Ndizje gjakun neper deje,
Qeshje, tallshe me hidherime
Me bese, si baba teqeje.

***

Plac, moj zemer lumemadhe,
Qe me qan e me ankohe,
Ma nduk lemzen, si kunadhe,
Uritur ne nete llohe.

Plac, moj zemer, tradhetare,
C'me ze frymen dhe mahnite,
S'ta degjoj me rrahjen fare,
Steron driten, sikur fike.

Plac, moj zemer genjeshtare
Me premtove shume agime,
Me kandise, lozonjare,
Sa i besova vetes sime.

***

Ti qe mbi malet me bore
Zbrisje shpresat posi yje,
Ylyvere thurur kurore,
Zjarre ne lugje e ne pyje

Per heronj e per deshmore
Varrime pa dite zije...
Hem vigane, hem shenjtore
Per nje agim te ri lirie.

***

Tani thua qe u lodhe,
Ma shkel syrin per meshire,
Ngaqe shume ike, brodhe,
Kerkove nje atdhe te lire.

........................................

Qendron vrapin ne mes udhe,
Djerset than dhe rri e clodhe
Rregjuar si rrenje kerpudhe,
Virtytin tend c'e harrove.

Ti me di, se vetj' e dyte
Me ke qene bashke ne rreziqe,
S'kam perpjekur kurre qerpike,
Hakerrimesh te armiqve
Kurre s'i pac mbyllur syte.

Ne sa sulme, neper zjarre
Ne shtigje vdekje pa varre,
Kurre nuk e ndala vrapin...

........................................

Gjeje ti fjalen me vdekjen;
Une e mbarova perpjekjen,
C'do besh ti, eshte puna jote.
Mua me s'me ha kujdesi,
Kush e prishi, kush e ndreqi,
Pertej virtyti dhe vesi
As nga Zoti, as nga Dreqi,
Aq me ben c'thua zotrote.

***

Hajde, hajde! Jete e shkrete,
Hajde, hajde! Goxha mendje,
Endrra t'u duk e vertete
Duke tjerre ne avlemende.

***

Hajde, hajde! Goxha mendje,
Qe s'dijte per veten tende:
Te korrje sa pate mbjelle.

Tani ec me kembet e tua
Si thelleze, jo si qyqe,
Merre udhen per ne krua,
Tutje fushes plot me kryqe...

Atje pergjunju ngadale,
Kumbisu mb'ane ndonje shoku,
Q'e shkoi jeten duke u fale
Neper tempuj babeloku.

Kerkoi ndjese qe i prish qetesine
Me vargje mermeruar;
Priti shoket, qe do vine
Ndonje dite duk' te kerkuar

Te te kendojne lirine,
Qe aq fort pate kenduar.

........................................

Bashke me ty ia prishne zine
Ketij shekulli te shkalluar.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •