Dashuri?
| Sunday, 01.14.2007, 08:07 PM |  

Vite te shkuar
Ne nje vend te harruar,
Si nga Zoti, dhe qyteterimi
Cudi! Pata njohur nje lloj xhikomale*
Te kuqe e te verdhe si nje portokalle,
Qe gjendet vetem dhe vetem ne ato male,
Me sqep te holle e te forte qe ha trungun e lisit,
Qe do ish shpirti i ndonje femre te madhe
Dashuronjese e ndonje poeti me fame.
Po te besosh ne Rimisherimin
Shpendi do ish nje lloj provimi,
Sigurisht, dikur pati qene nje zonje
E eger, e bute dhe e bukur
Si cdo krijese qe lindi e lumtur.
Kur kendonte, ngjante duke lutur
Atin e Qiellit per fatin e saj.

Une pac njohur nje lloj xhikomale,
Qe posi bilbili
Ne malet tona, nga marsi e nga prilli
Kendon pa u lodhur deri ne gushtovjeshte.
Dimrit zbret ne korie e fusha,
Clodhet fshehur, se i enjtet gusha
Si nje mungur, si fakir i thjeshte.
Kur vijne dallendyshet, zhduket pasketaj.
Rastesisht pata njohur nje lloj xhikomale
Me ze prej bilbili.
Ne cdo drite agimi
Vinte se largu qe nga perendimi,
Fluturonte e ndalej ne peme te asaj lagjeje
Ku banonte fakiri.
Veshtronte kujdesur rreth e perqark
Si nje e dashuruar qe i fshihet njerezise.
Vizatonte ne qiell aq bukur nje hark,
Unjej nje cickerr ne dege te selvise,
Pastaj, e pastaj, avash e ngadale
Zonja xhikomale
Afrohej e ulej ne ballkon te dhomes sime.
Kendonte sikur qante, si lutje, si dhembje
Me nje kadence, me nje harmoni
Duke 'mu afruar, duke me soditur
Si e deshperuar, si e merzitur,
Sikur njihte dhe qante hallet e mia.

Kur une celja ngadale nje kanate
Te dritares, qe perpiqej ne flete pishe,
Xhikomalja me afrohej ngadale.
Hynte ne dhome, ulej mbi tryeze
Posi nje nuse ne diten e trete
Kur e ve vjehrra te holloje bakllavane.
Veshtronte e druajtur, me afrohej menjane
Me nje veshtrim e dashuri foshnjerie.
Priste t'i beja ne pjate farfurie
Pershesh me therrime buke dhe sheqer
Me qumesht e ajke ne grk botileje.
I mberdhinin kembet, kur shkelte ne mermer;
Per t'u ulur i shtroja nje mandile.
Ajo me veshtronte si me nje lloj habie,
Hante kokunjur si nje murgeshe e re,
Merrte fluturim, humbiste neper re...
Keshtu vazhdoi pese vjet miqesie,
Pese vjet qe banova atje.

***

Kur ika pas fatit, lashe pune e shtepine,
Banonjesi i ri me tregoi historine
Qe eshte shume e zorshme ta besoje njeri.
"I dashur mik, shok dhe koleg,
Xhikomalja vjen e qendron ne ate dege,
Sodit nje kohe te gjate ne dritare,
Veshtron rreth e qark, ngjan se dic mendon,
Merr fluturimin, humbet ne hapesi.
Ky eshte trishtimi i saj. Cudi, o njeri
Qe xhikomalja zuri dashuri
Vetem me ty".

Keshtu me shkroi miku dhe kolegu
Nga malet e larte, nga rreza e atij bregu.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •