Kohe turpi
| Sunday, 01.14.2007, 08:12 PM |  

Të gjorët vargjet e mi,
I dogji dor’ e kusarit,
Turpi i gjorë në histori,
Kohë polici, dhe xhandari…

* * *

Kohë e nëmur, kohë urie
Kohë turpi, kohë zie,
Që në kokë e gjer në thua;
Vdekur zana, vdekur ora,
Vdekur kombi, kur vdes Vlora,
Shurdhër, memecë dhe qorrë;
Burrat për trastë hauri
Kërrusur shpina, thyer gjuri,
Helm në kokë e në thua,
Shkarrëzyer nëpër llomi,
Popull, more lum e përrua-
Turpi i parë në Histori!

* * *

Të gjorët vargjet e mi
Zgjua ëndrrash Ideali,
Besoja si çilimi
Në Shtetin e bajraktarit,
Rreth e qark kone e gjarpërinj
Fati i kombit lodër zari,
Tiranë, Zvicër, Itali
Fluturojnë valixhe ari.
Populli vdiq në uri
Mbushur goja tërfil bari,
Tej e tej në Labëri
Vdisnin si mizat beharit,
Kur i zë furtunë e shi.

* * *

Të gjorët vargjet e mi
në stiva i dogji zjarri.

Në Lice ndodhi arrestimi
Në klasë tek jepja mësimin.

Decourville (1) bën cudi
“C’do të ketë bërë ky djalë i ri,
Shumë e rreptë qënka shtërngica-
Përse ndodhi arrestimi?
Për ca vargje fjalë trimi
Që i qau lalagjoni,
Përgjuan spiunët e rinj:
Libri flet me ironi
Figura alegori
Shumë të gjalla, aluzioni
Flet për Madhërinë e tij,
Në Gjarpërin e në Neronin (2)
Bincë e ngushtë në ministri
Nëntëdhjetë ditë në errësi,
Me dy tortura barbari
Që ka turp t’i thotë shqiptari.

* * *

Moj e mjerë Shqipëri
Kur do vësh mënd e lloi,
Të mësosh në histori
Si nderohet faqebardhi?
Kredhur shpirti në llomi,
Perëndi është bajraktari.
Në Korcë u hap gjyqi i zi
Prapë goxha ceremoni,
S’u lejua gazetari,
Protestoi Gjergj Bubani:
“Kjo nuk është drejtësi
Gjykohet një djalë i ri,
Përse shkruajti poezi
Të pa faj, pa ligësi
Posi një ëndërr behari!”
U ndodh gjykatës Shkodrani (3)
Fisnik gjaku, fisnik xhani,
Trim posi Selam Musai
Arbëror gjak Arbërori,
Rrefuzoi c’tha dëshmitari,
E lozi fatin e tij,
Shqipëroi “PAFAJSI”.
Libri që me lot u shkrua
Me halle, vobegësi,
U shkërrmoq dhe u dërrmua.
Shpirt labi, si t’u durua!
Rrëfimet u bënë hi.
Mjera ti, moj Shqipëri,
Kur do vijë një brez i ri:
Të bëhet koha me mua?!
(1) – Decourville – Drejtor frëng i Liceut të Korcës.
(2) – Gjarpri dhe Neroni, dy poezi ne Rrëfimet.
(3) – Ndoc Coba kryesoi gjyqin. Vasil Xhacka, Sotir Kozma, një profesor matematike nga Gjirokastra, një prokuror vlonjat, përbënin gjyqin.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •