Zhgënjimi
| Sunday, 01.14.2007, 08:15 PM |  

Shekulli hajdut me urë në dorë
I vuri zjarrin kryq e tërthor planetit.
Dogji male e fusha, lumin dhe detin.
Ia thau popullit zemrën me borë,
Me mëri gjaksori, me dredhitë e Dreqit.
.................................................. .........
Po mua fakirin, ku erdh' e më gjati
Me një kalidhe labi, buzë deti?

Erdhën dhe shirat me ujë të tërbuar,
E pinë popujt që ishin etuar.
Sa më shumë gjerbën, aq më shumë u harbuan.
Gjithsekush zgjodhi një udhë të tij
Shtigjesh të ujqve, që e shpinin në ngjirë.
Provoi i pafajshmi tragjikomedinë
Përtej cdo të lige, përtej cdo të mire
I cmendur endej nga e shpinte furia.

Po c'm'u desh mua, pa pirë e pa u dehur
Ta përqafoja mirazhin dhe magjinë,
Të cmendesha fantazmash si dashnori i thekur.
Pas fantazmës dhe unë duke thirrur e mbledhur
Të thjeshtët pa mend, që u futën në cmendinë.
U vërvita fakiri shkalluar nga dehja,
Zjarr më zjarr, betejë më betejë.
As shihja, as kuptoja ku më shpinte përpjekja,
Me thonj e me dhëmbë duke shpuar tunele.

Sa më i egër rreziku, më e këndshme ish dehja.
Sa më e bukur dehja, aq më i ëmbël rreziku.
Si vashëz e bukur, buzëqeshte përpjekja;
Aq më tërheqëse theroria dhe vdekja
Kur zu të përgjunjej, kolovitej armiku.
Me hov nëpër zjarre: ëndrra fitimtare,
Më shtynte më fort se tufani e stuhija,
Ylyvere flamurësh, Epopesë kombëtare:
Femra më e bukur më dukej liria.

Kur mbaroi muzika, kur mbaroi kremtimi
Lodhur, rraskapitur, u dorëzua armiku.
Fitorja u bë korb, rrahu krahët dhe iku...
Kur hapa grushtet - një tufë me miza.

Kur hapa sytë e pashë që Ideali
Paskej qenë ëndërr - mbasdite pranvere.
U zgjova prej magjisë në majë të një mali
E gjeta të ndarë zemrën nga balli;
E gjeta të ndarë mendjen nga shpirti.
Idhujt e djeshëm, më i vogli ish më i madhi;
Idhuj prej kashte, mullarë prej bari.
Mallkova mëmën që më lindi e më rriti...
Nuk gjej dot më prehje dëshperimi.
.................................................. ............
Dhembja më e hidhur qenka zhgënjimi!


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •