Haseti
| Sunday, 01.14.2007, 08:17 PM |  


O shqiptar! Në do të dëgjosh,
Në pac mend dhe uri të mësosh,
Mos e urre kurrë armikun
Se pa dashur ti bëhesh rob i tija,
S'bie asgjë të vlefshme mërija
As ta pakëson, as ta largon rrezikun.

Të bren egër përbrenda gjarpër në mushkëri,
Pa të lejuar paqe e qetësi,
Aty i fillon njeriut poshtërsia
Që e tërheq në baltë, e zhyt në llomi.

Mendohu të jesh c'të lindi natyra
Nga dje dhe sot, nesër më i mirë,
Mos u verbo kurrë nga xhelozia.
Mos u nxito, se do biesh i penguar,
Brenda nesh është bishë-mynxyra,
Zien në sera ndjenja dhe fytyra,
Nuk vepron truri, vec nervat e tij,
Tërbohet ndërgjegjja në një mijë mënyra...

Urrejtja i burgos ndjenjat e lira,
Dobësia pengimet i bën të vështira.
Moskujdesja për të ligun e nxirë
Eshtë hakmarrja më e bukur, më e mirë.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •