Iva Cipuri
| Wednesday, 02.14.2007, 08:24 PM |  

Iva Cipuri
Iva ka mbaruar në vitin 1996 Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për gjuhën angleze, në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit dha mësim për gjuhën angleze, tek i njëjti universitet.
Në vitin 1997, kur trazirat në Shqipëri aritën kulmin, Iva u largua për në Greqi ku dhe punoi në Ambasadën Amerikane në Athinë. Paralelisht jepte edhe mësime në anglisht në shkollat greke. Në vitin 1998 botoi, në Tiranë, librin e saj të parë “Lightfoam”, (Shkumë drite), një përmbledhje poezish në gjuhën angleze.
Në vitin 2000, Iva u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2005 publikoi poezinë “Water is an Animal”, (Uji është kafshë) ,që u botua në revistën e letërsisë për fëmijë “Up the Beanstalk”.

Iva ka bërë edhe mjaft përkthime / shqipërime. Disa prej tyre janë botuar në revistën kulturore shqiptare Mehr Licht! (Më shumë dritë!) në Tiranë, si p.sh.: poezi nga katër poetë suedezë (Edith Sodergran, Par Lagerkvist, Gunnar Ekelof, Harry Martinson), botuar në numrin 3 të revistës së sipërpërmendur në maj 1997 dhe "Shtëpia e magjepsur", një tregim nga shkrimtarja e shquar angleze, Virginia Woolf, botuar në numrin 5 të së njëjtës revistë, në shkurt 1998.


Fiori

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •