Kim Mehmeti
| Thursday, 02.15.2007, 06:56 PM |  

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti është lindur në vitin 1955 në fshatin Gërçec në afërsi të Shkupit, ku edhe jeton. Ka punuar si: reporter i lirë në gazetën"Flaka", redaktor i revistës kulturore "Jehona", redaktor i veprimtarisë botuese të "Flakës", koordinator i programit botues pranë Institutit Shoqëri e Hapur. Aktualisht është redaktorpërgjegjës i Rrjetit Alternativ Informativ për Maqedoninë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Multikulturor në Shkup. Është shkrimtar bilingual, i cili pos në gjuhën amtare shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga gjuha maqedonase në shqipe dhe anasjelltas. Deri tani ka botuar më shumë se dhjetë libra, nga të cilët veçojmë: përmbledhjet me tregime “Pluhuri që mbinë”, “Dënesje”, "Bolero", "Fati", "Fati i Fatushës", “Lulehëna”, "Fshati pa varreza"… romanet: "Shtatë net dënesje", "Fshati i fëmijëve të mallkuar", “Atje dhe dikur”, “Ritet e Nishanes”. Të gjithë librat e tij janë botuar edhe në gjuhën maqedonase. Përmbledhja me tregime "Fati i Fatushës" në vitin 1994 u shpall si libri më i mire në prozë dhe mori çmimin mbarëkombëtar që ndan fondacioni kulturor "Velia" - Tiranë. Tregimi me titull "Peshku Ekstasis" u radhit ndër dhjetë prozat më të mira në Evropë në konkursin për prozë të shkurtër në Arnsberg-Gjermani. Romani "Fshati i fëmijëve të mallkuar" është botuar edhe në gjuhën gjermane në botim të SHB "Drava" në Klagenfurt të Austrisë. Tregime të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën franceze, gjermane, angleze, turke, polake, kroate, sllovene… dhe janë përfshi në më shumë antologji. Në mesin e më shumë përkthimeve nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase veçojmë atë të "Kanunit të Lekë Dukagjinit", që është vlerësuar si një kontribut i veçantë i tij dhe "Eskili - ky humbës i madh" të Ismail Kadaresë. Në opinionin shqiptar dhe maqedonas, si edhe më gjerë, Kim Mehmeti është i njohur edhe si publicist dhe analist i rrjedhave aktuale shoqërore në rajonin e Ballkanit.

Web: www.kmehmeti.com



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •