Klajd Kapinova
| Thursday, 02.15.2007, 07:31 PM |  

Klajd Kapinova
Klajd Kapinova, ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në Koplik (Malësi e Madhe) në vitet 1978 – 1982. Mbas një viti pune në bujqësi në Fermen e Zooteknikës në Shkodër, ka vijuar e mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1983 - 1987. Emrohet mësues në fshatin Vukjakaj në zonën e Shllakut, ku punon deri në vitin 1990. Mbas viteve ’91, ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill të vitit 2002.
Dallohet për botime cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë, për problemet e klerit, të ndihmës së tij në procesin demokratizues në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë njihet jo vetëm në ShBA, Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër etj.
Artikujt e tij kanë prirje enciklopedike, kulturorë, shoqërorë, historike dhe të traditës. Është antar ose i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Geneve të Zvicrës, UCIP - it në Shkodër dhe ish-antar i stafit të disa gazetave e revistave në ShBA, Shkodër, Tiranë, Prishtinë. Ka qenë editor i revistës “Rrezja e Jonë”, “Illyricum”, e redaktor në revistat: “Kumbona e së diellës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, “Shpresa” (Prishtinë), “Vagues” (“Valët”, në 4 gjuhë të huaja) dhe revistave kulturore “Kuvendi” (Detroit), “Jeta Katolike” (New York).
Është bashkëautor i librit “Kualida” për gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni “SOROS” (Tiranë, 1997), autor i librave: “Me Kryq dhe Pendë” (Shkodër, 1997), “Mes Kryqit e Atdheut” (Shkodër, 2000), “Engjëll vuajtje dhe Shprese” (Libër jetëshkrimor për Nënë Terezën, Shkodër, 2002), “Atdheu në zemrën e mërgimtarit Pjetër Kolë Smajlaj” (New York, 2006) dhe bashkautor me Tomë Mrijaj, në librat: “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodër, 2002), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962 – 2002) themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha” (New York, 2002).
Për pak kohë ka punuar si Staff Writer në gazetën shqiptaro – amerikane “Illyria” në Manhattan New York. Eshte antar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë. Ka redaktuar libra me poezi, monografi e kujtime dhe shkruar parathënien e tyre. Eshtë bashkëpunëtor në shumë faqe interneti nëpër botë.
Jeton e punon në New York U.S.A.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •