Keze (Kozeta) Zylo
| Thursday, 02.15.2007, 07:48 PM |  

Kozeta Zylo
Kozeta Zylo ka lindur në Tepelene në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare.
Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979) punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit. Mori pjesë aktive në krijimin e Partise Demokristiane të Shqipërisë: që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj. Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçante profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe të kolegëve të saj. Si një mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, dhe organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj. Në Shkurt te vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut. Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan. Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqiperisë. Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York. Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj. Kohët e fundit, ajo është prezantuar përpara publikut shqiptaro-amerikan me librin me poezi “Monumenti i Lotit”, ku promovimet ishin madhështore të cilat u pasqyruaran denjësisht nga TV-të dhe gazetat e ndryshme shqiptare, si në New York ashtu dhe në Tirane. Eshtë e martuar me z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonën dhe Klodianën.

Rreth librit të parë

Kozeta Zylo - Një penë e vogël në duart e njerëzve halleshumë !

Nga BEQIR SINA, Nju Jork

Zylo: Me lotin desha te jepja, se memedheut tone, tokes sone te shtrenjte, zanave te bukura te malit, kurre, kurre nuk ju ndane lotet, nga syte e tyre, por e gerryenin trupin dhe linin gjurmet dhe dramat neper te cilat ka kaluar toka jone e lashte. Desha te jepja, Kosoven martire, qe dhe pse ne mijevjecarin e ri, akoma derdhet lot per pavaresi, te ngrija zerin nepermjet vargut se Çamerise duhet t'i kthehen tokat e gjysherve te tyre, qe u pushkatuan dhe debuan nga pronat e tyre, ndaj me kete dalte skalis vargjet.

Globe Institute of Technology - MANHATTAN (NY): Studentet, koleget, adhuruesit, familja se bashku me intelektualen poete Kozeta Zylo, kane organizuar promovimin e librit "Monumenti i Lotit" ne njerin prej mjediseve te kolegjit Globe Institute of Technology. Promovimi i ketij libri qe ishte disi i veçante per nga ana profesionale dhe interesimi (rreth 250 vetë), do te shenoje rikthimin e artisteve, shkrimtarve, poeteve ne Amerike, pas asaj periudhe te sukseseshme promovimesh, qe kaloi diaspora shqiptare ne SHBA, vitin qe lame pase. E ka titulluar librin"Monumenti i Lotit", monument siç thane oratoret: "Jo nga ata monumentet e diktatoreve qe shemben çdo dite - por nga ato monumente loti qe rrjedhin ne faqet e çdo njerit, behen krip e gure, skaliten deri ne pavdekeshmeri... Aty poetja ka "skalitur" me dalten e zemers, plot pathos dashurine e madhe qe ka per familjen e saj - burrin Qemalin, vajzat Klodianen dhe Valbonen. "Monumentin e Lotit" per atdheun e saj, per vendlindjen e saj Mezhgoranin, per Tiranen, per Kosoven e Çamerine. Ajo di t'u ngreje "Monumente Loti" nepermjet poezise se saj ne kete liber te pare edhe deshomreve, luftes dhe trimerise ashtu si bukurise, lumturise, brenges dhe mallit.

Kishte thene, qe ne ditet e para te kthimit nga Shqiperia kur e pate vizituar pas 9-vjeteve, se ate qe beri me promovimin e librit te saj ne Tirane - do t'a bente edhe ne Nju Jork. Vendosi keshtu, dhe e beri!. Jo se kishte lene ndonje gje pa arritur suksesin e pare ne Tirane, por se ne Nju Jork, ajo ka aq shume miq, shoke dhe kolege sa pa ate promovim qe beri do t'u ishte "borxhli" te gjithe atyre rreth 250 bashkeatdhetarve, intelektuale, afariste, poete, shkrimtare, artiste, muzikane, pedagoge dhe studentet e Globe Institute of Technology e te kolegjit Bermans Orst. E gjithe kjo ngjarje e madhe kulturore, me permasa e vlera artistike shenoi rikthimin e aktiviteteve te munguara ne bashkesine shqiptare ne Amerike. Ndaj dhe emocioni e gezimi nuk munguan e ishte krejt ndryshe. Pjesmarresit, ne kete promovim u larguan per disa çaste nga brenga e mergimit dhe hyne si "pa pritur e pakujtuar" ne boten e bukur te vendlindjes. Promovimi qe si nje spektakel - i cili u dhuroi sejcilit kenaqesin qe e shijoje me permovimin e librit te pare te poetes intelektuale "Monumenti i Lotit" autores Kozeta Zylo.

Roland Gjoza, shkrimtar e regjizor i mirenjohur nga Tirana, recenesuesi kryesor i ketij promovimi, thote se: "Po mendoja per lotin, si mund ta paraqese lotin nje skulptor dhe m'u kujtua nje thenie e Bethovenit kur shkroi simfonine e nente: "Gezimi vjen nepermjet dhimbjes". Po me erdhi nder mend gjithashtu vargu biblik i Nene Terezes "me shume se per buke kemi uri per dashuri". Keto asosacione, tha ai, me gelonin ndersa lexoja e rilexoja poezite e Kozetes, nje ndajnate ne shtepi dhe i kisha harruar te gjitha adresat. Isha nje njeri i lire ne nje bote qe me perkiste mua, ne nje bote te re, ideale, qe e kishte krijuar poeti. Ato dy ore te mrekullueshme nuk isha me ai njeriu i pasigurte, i mberthyer nga ankthi per te paguar billat, me nje ndjenje te çuditshme, sikur po qendroja disi pezull as ne qiell e as ne toke. I menduar nga dilemat, i permbytur nga melankolia lenguese qe te shkakton nostalgjia, jo s'isha ai qe jam mesuar te njoh te vetja; njeriu i lodhur ne rrugen e mundimshme te integrimit.

Gjezo vijoj se "Ne Globe Institute me beri pershtypje nje pedagoge qe ne kohen e lire hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studenteve ashtu thjeshte, e frymezuar, perplot emocion. Nje dite me tha: "Roland, eja te te lexoj nje poezi". Ishin vertet vargje te ndjere dritherues, me nje dashuri te veçante prej nene te dhembshme per vajzen e saj, Valbonen. Nje here tjeter, me nje ton disi alarmues, plot ankth dhe revolte, me lexoi nje poezi per Bardhyl Ajetin, gazetarin e Bota Sot te vrare mizorisht per fjalen e tij te lire. Per Kozeten mund te shkruhet shume po ky eshte libri i saj i pare. Le t'i leme fjalet me te mira per librat e saj te mevonshem.

Prezantuesen dhe udheheqesen e promovimit te librit "Monumenti i Lotit" te Kozeta Zylos e beri me shume profesionalizem dhe çiltersi e bija e saj Klodiana. Xhevat Limani, regjisor, dramaturg e aktor, i dha edhe me shume ngjyra poetike, ketij promovimi me interpretimin e disa pozive te zgjedhura nga "embelsia" e faqeve te ketij libri. Muzika qe "notonte" ne çdo fragment nga notat e pentagramit, pasuruan programin, luajtur me plot mjeshtri nga kengetari i njohur Frederik Ndoci. Kendoi edhe Bujar Gega kengen qe ne kor u kendua nga rreth 200 pjesemarresit.

Pershendeten: Ryan Buck - Dean Student Services, Mailinda Myrto, Roland Gjoza, Frederik Ndoci recitoi "Polena e Puthjes" dhe Udhetimi me shkronjat, Xheraldo Montone, Pandeli - Pierre Simesia recitoi "Dy Statujat", Ikbale Cefa poezine, "Klodiana Engjelli im". Shqipe Biba, Pellumb Kulla, Naum Prifti, Mikele Arapi, piktor i tablos "Monumenti i Lotit", Zef Nacaj, Lavdie Balili, Entela Barci, pedagoge e muzikes, ne violine me nje pjese te kompozitorit te madh Bach, dhe" Lule bore". Me pas pershendeten edhe Iliriana Sulkuqi me poezi, Egezonjeta Nivokazi vajza nga Kosova recitoi "Cicerrim mirenjohje". Liri Alla dhe Lindita Fekushi, gjithashtu foli dhe Vera Preci nga salla, Valbona Cano. Xhevat Limani recitoi Cameria, Pengu im Kosova, dhe "Monumenti i Lotit", Shqiperine e kam per jete dhe Festa e Flamurit u recitua nga dibrani Fehmi Arapi. Ne fund u shtrua nje koktejl dhe u kalua ne nje program te pasur argetimi me kenge e valle popullore e te muzikes.

Majlinda Myrto: Qe ne strofen e pare poetja therret per padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar, popullsise çame:

Klithin zerat nga nentoka, Ç'ben keshtu, o Evropa plake, Jemi çamet te masakruarit, Po kullojme akoma gjak!

A nuk te emocionojne keto vargje dhe te bejne te ngresh zerin me force perballe kancelarive memece te Evropes ?

Steve Galegor, sherben ne Staten Island si Pastor dhe eshte inxhinier arkitekt ne profesion: "Ju faleminderit, qe me dhate rastin te them edhe une dy fjale ne kete promovim. Shqiptaria ma ka pasuruar mua jeten time. Pasi une mesova shume gjate kohes qe jetova ne Shqiperi. Ajo çka une mesova atje eshte se nuk duhet harruar asnjehere por duhet mesuar me shume. Une ndjej nje kenaqesi te veçante kur ndodhem mes jush, pasi qe shoh sesa ju jeni te lidhur me atdheun tuaj. Poezise se Kozetes i perket nje fjale e cila eshte marre nga ungjilli ku thuhet se "Keshilla ne zemren e njeriut eshte uji i thelle por njeriu ne mend do te dije te mbledh nga ai ujin" ( F.U.20:5) Kjo thenje na ngjitet te gjitheve ne qe e ndjeme kete. Libri i Kozetes ka shume vlera perbrenda. Ashtu siç eshte nje poet i cili ka aftesi t'a nxjerre nga ai thesar ate qe ne na terheq me shume. Falemideroi Kozeten qe ka marre "guximin" me çiltersi dhe sinqeritet te ne pasqyroje ne ndjenjat e saj. Poezia eshte nga ato gjerat qe nuk mund t'a beje çdo njeri. Ne poezi te bejne pershtypje fjalet "e pathena", ato gjera qe nuk i shprehim dot, por i kuptojme fare mire."

Ryan Buck - Dean Student Services: "Jam me te vertete i lumtur qe te jem prezent ne kete promovim te komunitetit shqiptar. Ashtu siç jame i lumtur qe ndihmoj dhe i jap mesim ketij komuniteti me studentet qe marrin mesim ne kete kolegj. Ndersa sot, kemi nje kenaqesi tjeter qe te gjithe ne po kontribojme te nderojme krijimtarine e pedagoges sone znj. Kozeta Zylo. E cila, eshte pjese e stafit te pedagogeve te kesaj shkolle te larte. Shkolle e cila promovon dijen e te gjithe studenteve nga e gjithe bota edhe te studenteve shqiptare. Jam me te vertete i lumtur qe ndodhem midis jush dhe t'i uroj suksese poetes Kozeta Zylo."

Geraldo Montone - Arberesh pedagog i kolegjit Globe Institute of Technology: "Une flas si shqiptar, une jam krenar se jam me ju! Jam ketu t'i urojme suksese Kozetes. Kozeta eshte nje inspiracion per mua dhe lexuesin e saj, nje inspiracion per burrin dhe femijet e saj. Kozeta eshte nje zonje e madhe kur ecen, kur flet, kur jep mesim dhe kur shkruan poezite. Ajo te ben te qeshesh edhe athere kur nuk ke nder mend, te bene me humor edhe kur je i merzitur. Te ben edhe me afer atdheut edhe kur je kaq larg tij nepermjet poezive te saj."

Pandeli - Pierre Smesia, shkrimtar: "Libri i Kozetes, eshte " Monumeti i dashurise! Monumenti i erresires! Monumenti i nenes per femijet e saj ! Monumenti qe kemi ne Shqiptaret!. Zonja Kozeta Zylo me kete liber nuk na vjen vetem si poete, por kjo vjen edhe si nje "skulptore" meditore. Vjen si piktore sepse, ka "skalitur" nepermjet poezise mallin e Mezhgoranit deri tek dashuria dhe dhimbja ne te gjithe Atdheun e saj. Ajo vjen si skulptore e dy Monumenteve te atij te Ali Pashe Tepelenes dhe te Munomentit te Lotit."

Shqipe Biba - gazetare: "Sapo u ktheva nga Kosova ku mora pjese ne nje mision humanitar dhe erdha ne kete promovim t'i uroj perzemersisht Kozetes suksese ne krijimtarin e saj. Te na dhuroje me shume poezi qe "çajne" shpirtin e lexuesit. T'i dhuroje me shume krijmtari te gjithe atyre qe e ndjejne thelle ne zemer poezine e Kozetes dhe plagen e mergimit. Monumenti i Lotit eshte monumenti i te gjithe shqiptareve kurbetqar."

Pellumb Kulla - Ish Ambasador, shkrimtar e regjizor: "Eshte me te vertet nje kenaqesi madhe te marresh pjese ne nje promovim te ketille ku marrin pjese kaq shume intelektuale, shkrimtare, poete, artiste e afariste te komunitetit. Kozeta dhe bashkeshorti i saj Qemali jane nje familje shume art-dashese dhe ndoshta nga me art-dasheset qe ka komuniteti yne ne SHBA. Poezia dhe arti eshte ne shpirtine kesaj familje. Ata jane edhe shume afer me te gjitha aktivitetet e komunitetit."

Naum Prifti - Shkrimtar i njohur: "Shume spontane jane bere ne Amerike, promovimit e librave. Ka nje krijimtari te madhe nga kolege e kolege. Libri i pare i çdo njerit prej nesh eshte nje eveniment i madh per autoren vet per familjen e saj dhe per gjithe letersine. Asnjehere nuk dihet se cili liber do te jete ai qe do te lere gjurme, qe do te hyje ne tempullin e letersise dhe do te hedhe hapa te sigurta dhe qe do te gjeje jehone te madhe ne zemren e mendjen e lexuesve. Dhe ndoshta do te mbijetoje me shekuj ashtu siç mund te na vije edhe sot rilindasit tane te medhenj Andon Zako Çajupi, Naim Frasheri, Fishta e nje sere autoresh te tjere, deri ne ditet tona."

Poetja intelektuale Kozeta (Keze) Zylo: "Ju faleminderit qe merrni pjese ne promovimin e librit tim, "Monumenti I Lotit" dhe ja keshtu mblidhemi se bashku si motra dhe vellezer te nje gjaku. Takimi i perbashket me ju, flet qarte per nje respekt dhe dashuri te pakufishme per letersine dhe poezine, qe eshte forma me e perkryer e saj. Dashuria ime me vargun, me poezine ka qene nje pasion i hershem i ndergjegjes dhe shpirtit tim, dhe keto copeza te shkeputura here rrufeshem e here qete-qete formuan kete liber me kete titull sa simobolik, po aq dhe te brendshem.

Ky ritual i dashurise dhe flirtit tim me poezine, ka qene nje ritual qe eshte kryer brenda perendeshes se frymezimit, dhe me ne fund arriti qe te shperthente duke ju falur kete liber. Duke lexuar keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778) qe ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN. Sigurisht, qe eshte e shpjegueshme, ndarja me pjesen me vitale te jetes tende, me njerezit, me te afermit, me studentet, nxenesit, nuk ka se si te mos lene gjurme ne ate pjese te ndergjegjes tende, qe gjithmone eshte si nje roje personale, besnike, qe rri zgjuar per te shkruar diçka nga jeta ime apo dhe e tjetrit."


www.albanianliterature.org

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •