Gozhdet e Krishtit
| Monday, 01.15.2007, 08:00 PM |  

Kushtuar Nene Terezes

Si gozhdët e Krishtit I mbaje, dhimbjet e të mjerëve,
Në trupin tënd të vogël femëror,
Nuk ndjeve lodhje, në shërbimet e tyre,
Po frymë e jetë u dhe, nga shpirti tënd hyjnor.

Në ballin tënd me vija kaltërsie,
Pikturohet mirësia, si një shenjtore,
Plagët dhe qelbin nga trupi jua hiqje,
Me buzët e tua, dashuri mëkove.

Në lutje e përshpirtje me duar mbledhur,
Një shërbëtore e Zotit ngele përherë,
Rrudhat e ballit në fisnikëri derdhur,
Mëncurinë japin, një stoli me vlerë.

Në sytë e tu pasqyrohet Zoti,
Me krahët ëngjëll ne fluturim,
Bekon cdo zemër plaku e fëmije,
Me zemrën det, gjer në adhurim.

O nënë e madhe, o bijë shenjtore,
Të sëmurët me lebrozë, në gji I fute,
Nuk pyete nga infeksionet, mikrobet ngjitëse,
Por si bijë e Krishtit i largove tutje.

Rrënkimet e fundit në sy jua merrje,
Me ballsam shpirti I shëroje në flakë,
Vdekjen e zezë, nga trupi ua hiqje,
O nënë Tereza, melhem për plagë.

Atje ne Kalkutë, ti prehesh e qetë,
Me detyrën e lartë, si adhuruese e Zotit,
Bija e Shqipërisë, frymëzim qiellor,
Mbrujtur nga brezat, fyrmë e qëmotit.

New York, 1997



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •